Categories Lajme

Vendimi/ U kap me armë zjarri dhe municione luftarake, lirohet nga burgu i mituri në Vlorë. Apeli i babait: Prindër, tregoni kujdes!

Ka dalë të shtunën përpara togave të zeza 14-vjecari V.T, të cilit vetëm 24 orë më parë iu gjet një armë zjarri dhe një sasi municionesh luftarake.

Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur për 14-vjecarin të ndryshojë masën e sigurisë nga arrest me burg në detyrim paraqitje.

Avokatja mbrojtëse e 14-vjecarit, Xhoana Hyka ka sqaruar se gjykata e ka marrë këtë vendim mbi bazën e ligjit për të mitur ku 14-vjecari konsiderohet në moshë fare të vogël për të mbajtur përgjegjësi penale.

Bardhosh Tozaj, babai i 14-vjecarit pas përfundimit të seancës gjyqësore falenderon institucionet për bashkëpunimin që sipas tij kanë parandaluar një ngjarje kriminale.

Tozaj i bënë thirrje prindërve të bëjnë kujdes dhe kur dyshojnë diçka tek fëmijët e tyre ta denoncojnë. Seanca gjyqësore është zhvilluar në prani të të miturit dhe psikologut.

14-vjeçari në seancë ka treguar ngjarjen që pistoletën e ka gjetur në një godinë të braktisur dhe e ka mbajtur pasi me disa shokë kanë bërë video në mal për TikTok.

Ai gjatë seancës thotë se për ngjarjen është ndier i penduar.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

VIDEO/ Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane rikthehet në Vjosë!

Pas shumë vitesh, shkaba egjiptiane është shfaqur sërish në hapësirën e lumit Vjosa. Ministri i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedia me familjen lushnjare në SHBA, fqinjët: Nuk ka fatkeqësi më të madhe!

Familja e Gentian Manatit, që humbi 3 fëmijët gjatë një zjarri që shkrumboi banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Tentuan të fusnin thikë dhe celular në burgun e grave në Pojskë, ndalohet familja rumune

Tre anëtarë të një familjeje nga Rumania (babai, nëna dhe vëllai,) janë shoqëruar nga policia,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi i Agasit, reagon Policia: Pranga edhe Shpatarakut, dhunoi stafin e hotelit në Dhërmi

Policia e Shtetit ka dalë me njoftim zyrtar në lidhje me arrestimin e Ergys Agasit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tragjedi në familjen shqiptare në SHBA, zjarri i merr jetën 3 fëmijëve, detaje

Një tragjedi e rëndë ka goditur një familje shqiptare në Jacksonville të Floridës, ku tre…

LEXO ME SHUME