Categories Lajme

“SKY” është përdorur në qelitë e burgut, SPAK merr në dorë një volum bisedash të bosëve të krimit

Një volum i ri me kode të aplikacionit “SKY ECC” të përdorur nga disa prej të dënuarve me krime të rënda në Shqipëri, janë marë në shqyrtim nga prokurorët e posaçëm të SPAK.

Bisedat për urdhëra kriminale janë dhënë nga brenda ambjenteve të burgut Peqin, burgut Kosovë në Lushnjë, dy paraburgimeve 313 dhe 302 në Tiranë, Fushë-Kruja, etj, ku vuajnë dënimin bosët e krimit të organizuar në Shqipëri.

“Ora News” ka mësuar se disa nga personazhet që dalin në bisedat e “SKY”, i përkasin botës elitë të krimit të organizuar, të cilët sipas përbajtjes së komunikimeve kanë vendosur gjoba financiare tek biznesmenë të ndryshëm në vend.

Kanë urdhëruar vrasje dhe krime të ndryshme, kanë koordinuar nga ambientet e burgut trafikun e kokainës dhe njëherësh kanë kryer çdo pazar të mundshëm për korruptimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve me qëllim uljen e dënimit.

Ky volum i madh i bisedave të zhvilluara në “SKY” ka nxjerë zbuluar dhe paramentrat e sigurisë në burgje, ku tregohet qartë se kapot e krimit të dënuar me 20, 25 dhe burgime të përjetshme, dukshëm kanë një avantash me pjesën tjetër të të dënuarve dhe janë defakto zotërit dhe komanda drejtuese e burgut ku vuajnë dënimin.

Në biseda përmes aplikacionit “Sky” del dëshira e tyre për mobilimin me orendi luksi të qelisë e deri tek urdhërat kriminalë, që tashmë janë bërë objekti kryesor i punës hetimore të SPAK.

Dy prokurorë të SPAK dhe oficerë të Byrosë Kombëtare të Hetimit janë angazhuar me krahasimin e këtyre bisedave me veprime konkrete në teren. Ka shumë gjasa që kjo çështje të konkretizohet me arrestime konkrete në ditët në viji.

Në shumë raste kriminale gjatë periudhës 2019 deri në vitin 2021 aplikacioni “Sky” është përdorur nga të dënuarit që vuanin ose vuajnë dënimin në burgje, për qëllime dhe detyra të posaçme kriminale.

Në dosjen e parë të koduar “Metamorfoza”, SPAK provoi se Behar Bajri, komunikonte nga brenda burgut 313 me Pëllumb Gjokën dhe persona të tjerë përmes një kodi “Sky” me shifrat U2BA3G.

Ndërsa shumë raste të tjera dhe që pritet të arrestohen në burg janë zbuluar nga SPAK, si të përfshirë në veprimtari kriminale.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari

Aksident tragjik në Pogradec, makina përplas motorin, humb jetën Vali Manxhari Një aksident i rëndë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës

Tensione para Kryeministrisë, protestuesit hedhin gurë ndaj policisë, efektivët përdorin gaz lotsjellës Një grup protestuesish…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë protestës?

Kush është Klevi Metaj, studenti 22-vjeçar që u përlesh me gjashtë efektivë të FNSH-së gjatë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit, arrestohen 16 persona nga policia

Policia ka arrestuar 16 persona pas protestës së studentëve të zhvilluar para Ministrisë së Arsimit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Berat/ Aksidentohen tre adoleshentë me motorë elektrikë, dy prej tyre në gjendje kritike

Berat/ Gara me motorë elektrikë përfundon në aksident, dy 16-vjeçarë në gjendje kritike Një aksident…

LEXO ME SHUME