Categories Lajme

Sociologia: Burri shqiptar martohet për ta pasur gruan shërbëtore

Të kujdesesh për fëmijët është me të vërtetë një punë me kohë të plotë. Në fakt, është sa dy punë e gjysmë, sipas një hulumtimi që ka zbuluar se koha që nënat kalojnë në detyra të lidhura me prindërimin barazohet me një javë pune 98 orësh.

Sondazhi amerikan me 2000 nëna me fëmijë të moshave nga pesë deri në 12 vjeç zbulon se një nënë mesatare do të vërë orën e zgjimit në 6.23 të mëngjesit dhe do të vazhdojë të kryejë detyrat e nënës deri në orën 8.31 të mbrëmjes në një ditë normale. Kjo periudhë kohe është e barabartë me një turn pune prej 14 orësh, shtatë ditë të javës, duke tejkaluar kështu orët e çdo pune “normale”.

Hulumtimi mbi presionet e shumta me të cilat përballen nënat u porosit nga një markë amerikane e lëngjeve dhe gjithashtu zbuloi se një nënë mesatare arrin të kursejë vetëm një orë e shtatë minuta për veten e saj çdo ditë.

E ftuar në “Wake Up”, sociologia Marsida Simo ngriti shqetësimin se në familjet shqiptare janë gratë ato që shihen sikur e kanë për detyrë të kujdesen shtëpinë. “Burri martohet për ta pasur gruan shërbëtore pa pagesë. Nënat me këto zakone rrisin djem jo të pavarur, sepse ata nuk dinë të kujdesen për veten e tyre”, tha ajo.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humbën jetën tragjikisht në aksident, dy motrat përcillen për në banesën e fundit

Familjet Xhepa dhe Hasko kanë hapur dyert e mortit pas humbjes tragjike të dy motrave,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pogradec/ Sekuestrohen armë dhe municion luftarak në dy banesa, arrestohet 44-vjeçari

Specialistët e Komisariatit të Policisë Pogradec kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Befasia”, duke goditur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“E bëra për hakmarrje”/ Zbardhet dëshmia e autorit të atentatit të dështuar në Elbasan

“E bëra për t’u hakmarrë për vëllain tim, të cilin e ka plagosur 15 vite…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zjarr i fuqishëm në “Mesopotam Agroturizëm”, flakët rrezikuan edhe kabinat prej druri

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë mëngjesin e sotëm Mesopotam Agrotourism Resort, në rrugën Sarandë–Syri…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri, nga të cilat 12 mbeten aktive

Ministria e Mbrojtjes informon se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 45 vatra zjarri,…

LEXO ME SHUME