Categories Politike

Sondazhi/ 78% e shqiptarëve do e nxirrnin që sot prej leckash kryeministrin Rama nga bunkeri i tij në Surrel

Ditën e sotme IKMT shkoi për të prishur banesën e dy familjeve, Llapaj dhe Dervishi në rrugën “Sami Frashëri”, përballë Fondit Shqiptar të Zhvillimit, në Tiranë.

Dy familjet, prej 22 vitesh janë sorollatur nëpër gjyqe, pasi pronën që e kanë blerë në 1993, por që kanë jetuar aty që prej 1953, po kërkon t’ua marri ish-pronari. Familjarët janë shfaqur në gjendje tepër të rënduar. Ata janë shtrirë në mes të rrugës duke bllokuar qarkullimin, ndërsa dy prej grave iu ka rënë edhe të fikët.

Pamjet dramatike të familjarëve, të cilët po mbrojnë shtëpitë e tyre në rrugën “Sami Frashëri” në kryeqytet i kanë prekur të gjithë. Redaksia JOQ Albania realizoi një sondazh në rrjetin social Facebook, ku kanë votuar afërsisht 12 mijë shqiptarë në harkun kohor prej 3 orësh.

Pyetja e sondazhit:

A e meriton Edi Rama që populli t’a nxjerrë prej leckash nga bunkeri i tij në Surrel, njëlloj si këto familje sot?”
Bazuar në rezultate, 78% e shqiptarëve kanë votuar se pro, që Edi Rama meriton që populli ta nxjerrë prej leckash nga bunkeri i tij në Surrel, njëlloj si këto familje sot në rrugën “Sami Frashëri”.

Ndërsa 22% e shqiptarëve kanë votuar për “jo”. Sipas këtyre votuesve Edi Rama është burrë i mirë.

Përgjigjet e këtij sondazhi tregojnë se shqiptarët janë të pakënaqur nga qeveria aktuale e më saktë nga kryeministri Edi Rama, saqë nëse do u jepej mundësia do e nxirrnin prej leckash nga bunkeri i tij në Surrel.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME