Categories Politike

Vendimi i Rudina Hajdarit, Bardhi: S’përfaqëson PD në parlament

Sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi ka reaguar me anë të një statusi në “Twitter” pas vendimit të Rudina Hajdarit, e cila sot deklaroi qartë për Zërin e Amerikës se do të qëndrojë në parlament, pavarësisht vendimit të demokratëve.

Bardhi shkruan se vendimi është personal dhe se mandati është i demokratëve. Sipas tij ajo nuk përfaqëson më PD dhe nuk është më anëtare e Këshillit Kombëtar.

Ai shkruan se çdo vendim statutor është i panevojshëm pasi Rudina Hajdari nuk është e regjistruar si anëtare e PD.

STATUSI I BARDHIT
Vendimi i Rudina Hajdarit është personal. Mandati është i demokratëve! Është e qartë se nga sot ajo nuk përfaqëson më Partinë Demokratike në Parlamentin e Krimit dhe për pasojë nuk është më as anëtare e Këshillit Kombëtar të PDSH. Kaq mjafton! Në rastin e Rudina Hajdarit, çdo vendim statutor është i panevojshëm, sepse formalisht ajo nuk rezulton e regjistruar si anëtare e Partisë Demokratike.

Azem Hajdari ka qenë, është dhe do të mbetet simbol i demokratëve dhe historisë së Partisë Demokratike. Beteja dhe amaneti i tij për liri dhe demokraci është sot më aktual se kurrë, kur Shqipëria rrezikohet nga një Qeveri ilegjitime, kriminale dhe e korruptuar.

Për këtë amanet të Azem Hajdarit foli Kiri Hajdari në protestën e 5 marsit, përkrah demokratëve që dorëzuan mandatet e deputetëve.
Sakrifica sublime e Azem Hajdarit nuk do të shkojë dëm. Demokratët dhe qytetarët janë në këmbë për të mbrojtur Lirinë dhe Demokracinë, për të mos lejuar që shqiptarët të qeverisen nga krimi. Ata kanë folur qartë më 16 shkurt dhe do të flasin edhe më qartë më 16 mars: Shqipëria do të bëhet si gjithë Europa. Koha e Edi Ramës ka mbaruar!

Bardhi Twitter

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME