Categories Politike

Soreca: Evropa një histori e fillimeve të reja, në fokus pandemia

Ambasadori i BE, Luigi Soreca në Ditën e Evropës përmes një video mesazhi nga veriu i Shqipërisë është ndalur te pandemia e COVID dhe domosdoshmëria për t’i dhënë fund asaj, si një mënyrë për të formësuar një fillim të ri për të gjithë europianët. Soreca thekson se Shqipërisë, sikurse Europës, i duhet pikërisht të fitojë luftën me COVID-19, duke shtuar se thirrja e BE për veprim është se ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’.

“Sot është Dita e Europës, unë ndodhem këtu në veri të Shqipërie për të nisur turin e takimeve 3 javorë që do zhvillohen në të gjithë vendin. Viti që po lëmë pas, ka qenë si asnjë më parë, Pandemia ka ndikuar në çdo aspekt të jetës. Kemi kaluar përvoja të vështira personale, sëmundje të dhimbshme, shumë nga ju kanë patur vështirësi ekonomike dhe humbjen e njerëzve të dashur. Po, në të njëjtën kohë kemi parë shembuj të shkëlqyer qëndrueshmërie dhe mbështetje.

Ato çaste janë zbuluar bujarinë e atyre që kanë ndërhyrë për të ndihmuar. Gjithmonë në situata të vështira, kupton se ku mund të mbështetesh. Europa është një histori e fillimeve të reja. Dhe kjo është ajo çka Europës, përfshirë Shqipërinë, i duhet tani, t’i japë fund pandemisë dhe të formësojmë një fillim të ri për të gjithë europianët. Kjo është përgjegjësia jonë e përbashkët. ‘Askush nuk është i sigurt, pa qenë të gjithë të sigurt’, kjo është thirrja jonë e përbashkët për veprim“, thuhet në mesazhin e Sorecës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME