Categories Politike

Soreca: Të marrë fund ndikimi i politikës në media! Borchardt: Disa portale me pronarë ‘anonimë’ keqpërdorin informacionet

Gjatë fjalës së tij në tryezën e thirrur nga OSBE për Forumin e Lirisë së Medias në Shqipëri, ambasadori i BE në Shqipëri Luigi Soreca u shpreh se në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo gjë është e papranueshme, ashtu siç janë të papranueshme tha ai retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve.

“Ndaj gazetarëve në Shqipëri ka pasur kërcënime dhe kjo është e papranueshme. Të papranueshme janë edhe retorikat e politikanëve ndaj gazetarëve në Shqipëri. Është shumë e rëndësishme që t’i jepet fund ndikimit të politikës në media dhe mungesës së transparencësKemi adresuar të gjitha shqetësimet tona, deri më tani nuk është arritur gjithçka që duam, por po përpiqemi për të ecur përpara. Komisioni Evropian i ka shprehur të gjitha shqetësimet lidhur me pasiguritë ligjore dhe për median audiovizive. Janë të rëndësishëm disa rregullatorë në media, dhe të gjitha këto në kuadër të lirisë së medias dhe të shprehjes. Informacionet false janë shumë të këqija dhe shkojnë në dëm të medias. Duhen ndjekur të gjitha parimet e lirisë së medias. Dizinformimi është gjithashtu në dëm të medias. Presim një draft të ri që të jetë pikërisht për këtë çështje. Duam një shoqëri që të informohet ashtu siç duhet nga media”, u shpreh Soreca

Ndërsa ambsadori i OSBE, Bernd Borchardt deklaroi se në vend ka portale që përdorin informacion të njëanshëm, pa standardet e duhura, ndërkohë që pronarët e tyre mbetet anonimë. Ai tha se nuk duhen harruar edhe rastet ku gaetarët janë kërcënuar.

“Ka disa portale që përdorin informacion të ndikueshëm të anshem pa standartet e duhura dhe pronarët e disa prej këtyre faqeve s’dihet kush janë. S’mund të bëjmë sikur kemi harruar disa raste kur gazetarët janë kërcënuar. I kemi ndjekur nga afër të gjitha këto cështje kemi lidhjet tona me gazetarët dhe mediat e patjetër i kemi parë nga afër këto cështje”, u shpreh Borchardt.

Transparenca e financimit të mediave është edhe një nga kërkesat e OSBE-së  si dhe kushtet e BE-së për hapjen e negociatave për anëtarësim e Shipqrisë në në familjen e madhe europiane. Numri jashtëzakonisht i lartë i mediave në Shqipëri ka hedhur përherë dyshime për financime të dyshimta si të botës së krimit, ashtu dhe të parave të korrupsionit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme Politike

Asambleja e Shpresës: Kur “Sfidat” zgjidhen me dolli, ndërsa domatja bëhet “Luks”

VLORË – Ndërsa te tregu i fruta-perimeve qytetarët numërojnë qindarkat për të blerë dy banane,…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

“Tirana ka vajza të jashtëzakonshme”/ Cilësohej si kontakt i Epstein, KiE i heq imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm

Këshilli i Evropës i ka hequr imunitetin ish-Sekretarit të Përgjithshëm, Thorbjørn Jagland, pas një kërkese…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Protesta e PD, Rama nxjerr foton e molotovëve: Bomba artizanale, drejtësia të veprojë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë nga…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Partia Demokratike Vlorë thirrje qytetarëve për protestën e 10 shkurtit

Partia Demokratike e Vlorës u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në protestën e…

LEXO ME SHUME
Categories Politike

Pse Rama nuk e pranoi dorëheqjen e Ballukut

Belinda Balluku sot në mëngjes i ka ofruar dorëheqjen Kryeministrit. Edi Rama nuk ka dashur…

LEXO ME SHUME