Categories Opinion

Sot kemi dështuar të gjithë! I kemi duart me gjak të pafajshëm, të gjitha nënat, baballarët, meshkujt, burrat, shokët

Një shkrim i dërguar në redaksinë e Vlora News nga një ndjekëse e jonë, lexojeni, ja vlen!

Sot kemi deshtuar te gjithe! Te gjithe i kemi duart me gjak te pafajshem, te gjitha nenat, baballaret, meshkujt, burrat, shoket. Une si nene sot ndjej deshtim, pikellim te thelle dhe revolte pakufi. Per cdo nene qe djalin e pyet a ka ngrene ne vend ti kujtoje te sillet mire! Per cdo nene qe i jep lejen ti bertas e ti shkule floket motres ne vend qe ti thote ta trajtoje si mrekulli!

Sot me vjen turp per cdo babà qe ngre zerin ne shtepi dhe i meson djalit se ka dicka me shume se ka dy r ne emer, Sa turp! Per te gjithe ju meshkuj qe mendoni se dicka hyjnore ka mbetur te ju dhe jo tek femrat sa turp! Per te gjithe Ju qe keni me teper merak nje story ne instagram, sesa fjalet e nje njeriu qe keni prane! Per ju qe nuk dini te jepni respekt nese mendimi nuk eshte i njejte me tuajin, sa turp!

Ju qe tradhetoni cdo dite por nuk mund te pranoni tju ndodhe ajo qe beni brenda ne shtepi dhe juve kujtoni se jeni mbi jeten, kur ju nuk meritoni respekt e miresjellje e meshire! Sa turp! Ju shok e meshkuj hipokrite qe duartroksini nje femer ne piedestal se eshte e pavarur po smund ta duroni kur ka opinion ne shtepi, ju qe kaloni netet ne shoqeri femrash te cdo lloji, zgjidhni te jeni mashkulli me fuqi Zoti ne shtepi.

Ju qe s’keni pike vlerash dhe jargaviteni pas cdo kembe te zhveshur por nuk mund te degjoni kundershti nga njeriu qe keni zgjedhur ne jete, nuk mund te argumentoni me ate qe i ka dhene jete femijes suaj dhe jashte jeni maco, don zhuan e konsumatore te cdo qelbersirelleku ne treg por ajo , ah ajo emrin nuk mund t’ja dije! Sa turp per ju qe beni te emancipuarin me femra, droge, alkool, veshje e makina ne Facebook por nuk jeni vec hija e nje njeriu!

Sa turp per ju dhe kush ju rrit, sa turp per mua qe sot deshtova sepse ju jeni bere te tille ! Sa turp per ty mashkull modern qe s’di te flasesh dhe ngre dore vetem se mundesh! Sa turp per yy nene qe u kujdese per tekat e djalit por jo per ta bere njeri! Sa turp per ty qe kerkon respekt por nuk di te pranosh kur nuk jane dakord me ty! Sa keq per ty baba qe i mesove te shkoje me nje femer por jo edhe qe ajo eshte njeri, qe jeta eshte e shenjte dhe qe nuk eshte perendi! Sa turp per ne shoqeri, sot duhet te mbajme zi se kemi deshtuar te gjithe dhe asnje lloj perparimi gjakun ne duar nuk mund te na e fshij!

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Opinion

A kemi krijuar një shoqëri shumë komplekse për të mbijetuar?

Shoqëritë njerëzore evoluan nga format e thjeshta, në ato komplekse gjatë mijëvjeçarëve, duke përjetuar ndryshime…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Mashtrimi me Sazanin – Nga Andi Bushati

Nga Andi Bushati Ka një përpjekje të qëllimshme për ta devijuar polemikën për investimin e…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Analiza/ Pse ka ngjallur kaq shumë debat lajmi për 1 miliard USD në Sazan? Skenarët konspirativë me Trump e Soros

Pse ka ngjallur kaq debat lajmi i fundit për 1 miliard investime amerikane në Shqipëri?…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

A është e vërtetë që Big Brother ndiqet kaq shumë në të gjithë botën, si në Shqipëri?

Nga Ergys Mërtiri A eshte e vertete qe Big Brother ndiqet po kaq shume ne…

LEXO ME SHUME
Categories Opinion

Pse çunat duhet të dalin me çunat

Nga Blendi Salaj Ky është një shkrim për burrat e sotëm, për moshatarët e mi…

LEXO ME SHUME