Categories Lajme

Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit, njihuni me kalendarin

Këtë të shtunë 1 Mars 2025, në Shqipëri dhe në mbarë botën, Besimtarët Myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, periudhën më të rëndësishme të vitit për ta, të cilën e kalojnë në përkushtim, lutje dhe bamirësi.

Gjatë këtij muajit të bekuar, besimtarët myslimanë mbajnë agjërim, një nga shtyllat dhe detyrat madhore të besimit Islam.

Sot koha e syfyrit për vendin tonë përkoi në orën 04:39, ndërsa iftari në orën 17:37. Dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërsa Fitër Bajrami festohet më 30 Mars.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, përcolli dje një mesazh urimi për të gjithë besimtarët, duke e cilësuar Ramazanin si një muaj të bekuar, një mundësi për të rritur përkushtimin shpirtëror dhe për të forcuar ndjenjën e solidaritetit.

Ky muaj na fton të ndalemi dhe të reflektojmë mbi mirësitë e panumërta që Zoti na ka dhuruar.

Është një mundësi e artë për të shprehur falenderim ndaj Tij, për të kultivuar durimin, për të rivitalizuar lidhjen tonë me Kuranin Famëlartë dhe për të rrezatuar dashuri ndaj të tjerëve. Ramazani është gjithashtu muaji i solidaritetit dhe i vëllazërisë.

Ai na kujton përgjegjësinë tonë ndaj atyre që kanë nevojë për ndihmën tonë dhe na fton të tregojmë bujari, dhembshuri dhe kujdes për më të dobëtit.

Në këtë muaj të shenjtë, le të forcojmë jo vetëm lidhjet tona me familjen dhe të afërmit, por edhe me shoqërinë në tërësi, duke e bërë komunitetin tonë më të ndjeshëm dhe më të bashkuar” u shpreh Spahiu.

Pse myslimanët agjërojnë? 

Fillimi i muajit të agjërimit përcaktohet në bazë të lëvizjes së hënës, e cila, për të gjithë myslimanët në çdo cep të botës, përcjell një drejtësi apo një harmonizim për ta kryer sa më të plotë këtë muaj të begatë.

Ajo që e bën këtë muaj të jetë i dalluar është agjërimi, të cilin e kryejnë njëkohësisht të gjithë besimtarët kudo që janë.

Në thelb të agjërimit, qëndron fakti se ai është urdhër i Zotit dhe një prej pesë kushteve themelore të Islamit, por bashkë me këtë, ai ngërthen brenda vetes një numër të madh urtësish dhe dobish për anën shpirtërore, fizike, psikologjike, sociale për individin dhe shoqërinë.

Ramazani është muaji ku besimtarët myslimanë ndërpresin ushqimin, pijen e jo vetëm, duke filluar që nga nisja e agimit deri në perëndim të diellit (nga syfyri deri në iftar); është një muaj i vlerave të larta njerëzore, morale e sociale, muaji i solidaritetit dhe bashkëpunimit, muaj që i dedikohet më shumë adhurimit dhe këndimit të Kuranit; muaji i sadakasë dhe i punëve të mira, muaji i mëshirës, virtytit dhe dhembshurisë.

Agjërimi është si një shkollë që sjell një efekt pozitiv të dukshëm në qëndrimin e shoqërisë.

Gjatë periudhës njëmujore të kësaj disipline shembullore, ndjenjat e njerëzve që kanë pasuri zgjohen për të kontribuar në përmirësimin e gjendjes së gjithanshme të anëtarëve të shoqërisë, ndonëse nuk janë në të njëjtin nivel force, pozite e kamjeje.

Përveç vlerave shpirtërore e morale, agjërimi, ka gjithashtu edhe një vlerë shoqërore shumë të madhe, atë të bashkimit të njerëzve mes tyre dhe kontributit për ata që kanë nevojë.

Kalendari zyrtar i muajit të Ramazanit

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vajza vrau me thikë nënën, mjekja vulosi kartelën ‘vdekje natyrale’, bluzat e bardha në protestë

Mjekja e familjes, në qendrën shëndetësore të Mamurrasit, Anila Lleshi po hetohet nga Prokuroria e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrau të riun pas sherrit të kalçetos, ja kush është 39-vjeçari i dyshuar, Llanaj! RENEA dhe policia i vihen nga pas

Detaje të reja kanë dalë në lidhje me vrasjen që ndodhi paraditen e sotme në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997

Vlora Marina apo VEFA? Ngjashmëria e logos rikthen kujtimet e hidhura të viteve 1996–1997 Ngjashmëria…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet i mbytur një person në lumin Mat

Një person i pajetë është gjetur në ujërat e lumit Mat në fshatin Zenisht. Personi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Edhe djali im të kishte vdekur!”, flet për herë të parë nëna e autorit të vrasjes së efektivit Enea Mekolli: Ja si ndodhi ngjarja

Ka folur për herë të parë nëna e Violand Bracellarit, autorit të vrasjes së efektivit…

LEXO ME SHUME