Categories Lajme

Muaji i Ramazanit, Rama uron besimtarët myslimanë: Agjërim të lehtë dhe të pranuar!

Kryeministri Edi Rama ka uruar besimtarët myslimanë për agjërim të lehtë dhe të pranuar me rastin e nisjes së muajit të shenjtë të Ramazanit.

“Të gjithë besimtarëve ju uroj një fillim të mbarë të muajit të Ramazanit, agjërim të lehtë, harmoni, qetësi dhe begati në familje. Agjërim të lehtë dhe të pranuar”, shkruan kreu i qeverisë në Facebook.

Muaji i Ramazanit është një kohë shumë e rëndësishme në kalendarin islamik dhe në të marrin pjesë myslimanët në mbarë botën.

Ai fillon dhe përfundon me shfaqjen e gjysmëhënës. Për shkak se viti kalendarik mysliman është më i shkurtër se 365 ditët e vitit kalendarik Gregorian, Ramazani fillon 10 deri në 12 ditë më herët çdo vit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 22 Tetor 2026

Dashi Dashuria do shkoje me se miri sot për ju qe jeni ne një lidhje.…

LEXO ME SHUME