Categories Lajme

Sot rregullat e reja për futjen në Greqi

Ka qenë ora 12:42 pas mesnate mbrëmë, kur në radhë për të kaluar në Kakavijë ishin makinat e fundit, duke u mbyllur kështu një krize e gjatë nervash dhe durimi për gjithë ata që priten me ditë e netë në një radhë kilometrike për të hyre në Greqi. Ishte ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka që me një foto që tregonte makinat e fundit në radhe, shkruante se përfundoi kështu procedura e kalimit për qytetaret e fundit. Duke nisur nga sot në mëngjes, kalimi në Kakavijë do të kryhet përmes regjimit të ri të masave me kuotat e reja, aplikimin dhe testin negativ të Covid 19.

Rregullat e reja: Për të hyrë në Republikën e Greqisë 🇬🇷 prej mëngjesit të datës 17 gusht qytetarët duhet të kenë me vete:

✅ Certifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

✅ Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

✅ Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

✅ Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

✅ Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.
Sot, pas komunikimeve të pandërprera me homologët grekë është mundësuar që në PKK Kakavije të vijojë puna me ritëm duke u ardhur në ndihmë qytetarëve që janë në pritje në radhë, për të kaluar në shtetin grek.

Gjithashtu po pas komunikimeve intensive me homologët grekë, në këto momente në Kapshticë ka nisur puna normalisht e do të vijojë deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndërsa nga nesër në orën 06:00 të mëngjesit në të dyja pikat e kalimit do të aplikohen masat e raja anti-COVID. Policia Kufitare apelon qytetarët që duan të udhëtojnë në drejtim të Greqisë që mos ndërmarrin udhëtime pa pasur me vete dokumentacionin e mësipërm, pasi Policia ka ngritur pika kontrolli në drejtim të Kakavijes si dhe në drejtim të Kapshticës. Nuk do të lejohet asnjë qytetar që ka qëllim destinacionin final Greqinë të udhëtojë në drejtim të këtyre pikave pa pasur dokumentacionin e nevojshëm.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Sot dita më e nxehtë e vitit”, meteorologia: Ja zonat ku termometri do të shënojë mbi 40 gradë

Shqipëria përjeton sot një nga ditët më të nxehta të vitit, me temperaturat që pritet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Elbasan\ Flakët përfshijnë biznesin e “Neranxi”-t

Një biznes në qendër të Elbasanit është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar alarm në zonë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbarkon Task Forca në Lezhë / Kontrolle pas denoncimeve me tarifat e shezlogëve

Task Forca e turizmit ka zbritur në terren, pas denoncimeve të vetë pushuesve për çmime…

LEXO ME SHUME