Categories Lajme

Spahia: Godina e re në QSUT, përgjysmohet numri i shtretërve, teknologjia skandaloze

Ish-deputeti demokrat Bardh Spahia thotë se godina e re e shërbimeve kirurgjikale në QSUT është një flluskë sapuni në filozofinë e ‘tollonit’. Në një postim në “Facebook”, Spahia shkruan se në klinikën tre të godinës së re, është përgjysmuar numri i shtretërve ndërsa sa i përket teknologjisë së përdorur sipas tij është skandaloze.

POSTIMI I PLOTË:

SHENDETESI ME TOLLON, VETEM NGA EDI RAMA! Nesër kryeministri ilegjitim do inaugurojë me bujë godinën e re të shërbimeve kirurgjikale në QSUT, ku përfshihen klinikat 1, 3 dhe Urologjia. Në fakt investimi “i madh” i qeverisë është një flluskë sapuni, në filozofinë e “tollonit”, pra racionimit të kujdesit shëndetësor, por edhe të kthimit pas në teknologji.

1- Është përgjysmuar numri i shtretërve, duke mos pasur mjaftueshëm shtretër as për urgjencat, e jo më për të sëmurët e planifikuar. Sa për ilustrim: nga 50 shtretër që ka pasur klinika 3, numri reduktohet në 30. Kurse klinikës 1 i ulet numri i shtretërve nga 34 në 30.

2- Teknologjia pastaj është histori më vete, skandaloze. Pajisjet e përdorura janë “standard definition“ e jo “high definition” sic është standardi modern në Europë. Burimet thonë se firmës fituese i janë dashur përpjekje titanike për të gjetur atë teknologji të viteve ‘90 për kolonat e aparaturat e videolaparoskopisë, se nuk po përdoren më.

3- Nuk është menduar për ambiente të nevojshme për studentët, profesorët që të zhvillojnë mësim në këtë qendër edukuese. Për stafin mjekësor janë vetëm 4 dhoma të vogla, pra 2-3 mjekë në një dhomë. Filozofia dritëshkurtër rilindase harron faktorin kryesor, atë njerëzor. Të gjitha këtyre mangësive, u shtohet ajo më e madhja: rreziku kryesor i mospërmbushjes së numrit të ndërhyrjeve të planifikuara për shkak të koncesionit të sterilizimit e mungesës së fondeve.

#Paaftësia e kombinuar me makutërinë është rrezik fatal për qytetarët e vendin! #RamaIk

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME