Categories Lajme

SPAK kërkon 19 vite burg për Gentian Malindin

SPAK e gjen fajtor në trafikimin e 137 kg kokaine në Durrës Gentian Malindin. Prokuroria ka kërkuar 19 vite burg për të, ndërsa me gjykim të shkurtuar ai morr vetëm 12.8 vite.

Gjykata e Posaçme vendosi më 29 tetor 2022 të lërë në burg pa afat Gentian Malindin, i cili u arrestua më 27 tetor 2022 teksa lëvizte me një automjet  në Vorë.

Prej dy vitesh ai ishte në kërkim për trafik kokaine në sasi të mëdha, ndërsa kapja e tij nga policia mësohet se ka qenë e rastësishme. Që në vitin 2019, Gentian Malindi ishte në kërkim për kokainën e ngarkuar në kontejnerët e mbërritur në portin e Durrësit.

Në lidhje me këtë çështje Gjykata e Posaçme ka dënuar me 15 vite burg Altin Myslihakën dhe me Ardian Begën dhe 12 vite e 6 muaj për Adrian Begën.

Ata u kapen teksa me anë të një çante nxorën 22 pako që ata mendonin se ishte kokainë, por nga ana tjetër rezultoi se me dorëzim të kontrolluar ishte lëndë e përzier kokainë e me oriz, pasi nga porti i Pireut në Greqi, hetuesit grekë dhe ata shqiptarë kishin vendosur të bënin një dorëzim të kontrolluar, duke i vendosur ngarkesës dhe GPS.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Athinë/ 40-vjeçari plagoset me thikë, arrestohet edhe një shqiptar

Një përleshje midis afërsisht 15 personave ndodhi të shtunën në mbrëmje në zonën e Kypselit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dënohet agjenti imobilar, u siguroi shqiptarëve 19 shtëpi në Angli për të mbjellë kanabis

Drejtori i një agjencie imobiliare në Britaninë e Madhe është dënuar me më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Rrogozhinë, arrestohet i riu që kanosi me kallashnikov 35-vjeçarin

Një konflikt mes disa personave është parandaluar të përshkallëzohet në një ngjarje me pasoja të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kanosi kushëririn e tij për t’i marrë 300 mijë euro, arrestohet në Vorë 56-vjeçari

Një 56-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Vorë, pasi dyshohet se ka kanosur kushëririn e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestimi në Athinë/ Lulzim Cakës iu gjetën në banesë 2 milionë euro, detaje

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin në Athinë të Lulzim Cakës, i njohur…

LEXO ME SHUME