Categories Lajme

SPAK u konfiskon pasurinë të shoqëruarve për ‘Toyota Yaris’

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi. SPAK ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe K rimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :

Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane. Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë. Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës. Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm neëGjirin e Lalzit, Durres. Kujtojmë se në nëntor të vitit të kaluar shtetasit Alban Mollaymeri, Klevi Lika (Cani) dhe Edi Likën, të cilët ishin katër nga të a rrestuarit për 3.4 milionë euro në Toyota Yaris, u lanë jashtë qelisë.

Trupa gjykuese nga ‘arrest me burg’ vendosi masën ‘arrest shtëpie’ për katër të panddehurit, Edi Lika, Klevi Lika, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri . Për këtë 3.4 milionë euro, u a rrestuan 4 persona 2 dhe u shpallën në kërkim kushërinjtë, Alfred e Elvis Vladi, për të cilët dyshohej se ishin personat që kanë porositur makinat Toyota Yaris. Dy të arrestuarit e tjerë janë, Agim Ceka dhe Alban Mollaymeri. (Lexo Këtu)

Njoftimi i plotë. Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka përfunduar verifikimet pasurore për procedimin pasuror Nr.1 të vitit 2019, në ngarkim të shtetasve Klevi Cani, Edi Lika, Alban Mollaymeri, Elvis Vladi dhe Alfred Vladi.

Në përfundim të verifikimeve pasurore, bazuar në parashikimet e nenit 21 e vijues të ligjit Nr.10192 datë 03.12.2009 “Për Parandalimin dhe Goditjen e Krimit të Organizuar, Trafikimit, Korrupsionit dhe Krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë” (ndryshuar me ligjin nr.70/2017), Prokuroria e Posaçme ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kërkesën për konfiskimin e pasurive ndaj të hetuarve të mësipërm, si më poshtë :

Vlerat monetare 3,432.130 euro dhe 80,000 franga zviceriane. Një godinë banimi dy kate me sipërfaqe kati përdhe 147.6 m2, kati parë me sipërfaqe158.5 m2 dhe truall me sipërfaqe 404 m2, mbi të cilin është ndërtuar objekti, e ndodhur në Njësinë Administrative Nr.11, Tiranë. Pronë e paluajtshme e llojit Ranishte me sipërfaqe 140 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm në Gjirin e Lalzit, Durrës. Pronë e paluajtshme e llojit Toke Arë me sipërfaqe 873 m2, e ndodhur në fshatin Draç – Ishëm neëGjirin e Lalzit, Durres.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën e Shkodrës, duke rrezikuar edhe banesat

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë kodrat e Myselimit dhe Bardhajve në zonën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME