Categories Lajme

Spanja shkatërron grupin kriminal të drogës, 19 në pranga, mes tyre shumë shqiptarë

Garda Civile spanjolle ka shkatërruar një bandë kriminale droge e përbërë nga shqiptarë, në provincën e Tarragona. Ky është operacioni i dytë policor këtë vit nga Benemérita kundër krimit të organizuar të instaluar në këtë provincë.

Operacioni OASIS filloi tetorin e kaluar, për këtë arsye kanë qenë të nevojshme disa muaj hetime për të përcaktuar ekzistencën e një grupi të organizuar dhe të strukturuar për kultivimin intensiv të marijuanës brenda shtëpive të ‘barit’.

Pas muajsh hetimi u kryen kontrolle në 16 banesa në provincën e Tarragona, në qytetet El Vendrell, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà, Albinyana dhe Altafulla, ndërkohë që janë arrestuar 19 persona, me kombësi shqiptare dhe ruse.

Në këtë hetim, kanë bashkëpunuar forcat e policisë lokale të Altafulla, Calafell, Creixell, Cunit, Roda de Berà dhe El Vendrell e Albinyana Municipal Wardens, si dhe teknikë të Endesa-s që kanë bashkëpunuar në zbulimin e mashtrimit me energjinë elektrike dhe kanë vazhduar me ndërprerjet e lidhjeve të parregullta.

Në brendësi të shtëpive ishin vendosur instalime elektrike komplekse për kultivimin e bimëve të marijuanës, disa prej tyre me panele dritash LED për të vështirësuar zbulimin e konsumit të lartë.

Ndërkohë, që vlera e energjisë së vjedhur në këtë formë kap shifrën e 500,000 eurove.

Ndërkohë, gjatë kontrolleve në këto banesa u gjetën dhe armë e municione. 19 të arrestuarit, të cilët akuzohen për krimet e anëtarësimit në organizatë kriminale, kultivimit dhe trafikut të lëndëve narkotike dhe mashtrimit të energjisë elektrike, do dalin para Gjykatës Hetimore 5 të El Vendrell.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Ja mjetet që përdori Taulant Toma për t’u arratisur nga burgu italian

Hekurat e qelisë së tij u prenë me mjete dhe më pas ai u arratis…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Akuzohet se vodhi 5 mijë euro bizhuteri ari, shqiptari u bë për spital nga banorët. Qep gojën në Gjykatë

Një shqiptar i dyshuar si pjesë e një bande “skifterësh” në Itali, u arrestua nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Ka vdekur Bajamia, hajde”/ gruaja gjendet e pajetë në banesë, fqinja: Ishte e paralizuar, djalin e ka në burg

Një 70 vjeçare, e identifikuar si Bajame Memetali, është gjetur e pajetë në banesën e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Deklarimi prekës i nënës së 2-vjeçarit shqiptar që e sulmoj pitbulli

Nëna e Leos dyvjeçar, i cili humbi jetën kur u sulmua nga një pit bull që familja e tij e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

26-vjeçari nga Tirana plagoset me thikë në Vlorë, dërgohet në spital nga policia!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një 26-vjeçar është goditur me thikë…

LEXO ME SHUME