Categories Kuriozitete

Specat djegës mbrojnë zemrën nga sëmundjet

Hulumtuesit kanë zbuluar që përbërësit e specit të thatë të bluar, por edhe i llojeve të freskëta djegës dhe jodjegës mund të ulin tensionin e lartë të gjakut dhe nivelin e kolesterinës në gjak.

Studimi i kryer në Universitetin e Hong-Kongut është fokusuar në familjen e substancave të njohur si kapsaicinoide, të cilat specave ua japin djegësinë. Të gjeturat tregojnë që specat djegës kanë potencial të madh në mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, të cilat janë shkaku numër i një i vdekjeve në vendet e zhvilluara. “Tani kemi pasqyrë shumë më të mirë për efektet e specave në gjene dhe në mekanizmat e tjerë që rregullojnë nivelin e kolesterinës dhe shëndetit të enëve të gjakut. Ky është një nga hulumtimet e para që ofrojnë një informatë të tillë”, tha autori i studimit, dr. Zhen-Yu Chen. Në hulumtim kanë marrë pjesë dy grupe të brejtësve të cilëve u është dhënë ushqimi i pasur me kolesterinë, nga të cilët njërit grup si shtesë e ushqimeve u janë dhënë lloje të ndryshme të kapsaicinoideve. Është zbuluar që substancat në mëlmesa ulin nivelin e kolesterinës “së keqe”, ashtu që reduktojnë mundësinë për akumulimin e tij në organizëm.

Po ashtu, ata bllokojnë një gjen i cili nxit kontraktimet e artereve dhe redukton qarkullimin e gjakut deri te zemra dhe organet e tjera, për ç’arsye muskujt relaksohen dhe zgjerohen duke mundësuar qarkullim më të mirë,  “Kemi konkluduar që kapsaicinoidet u sjellin shumë dobi shëndetit të enëve të gjakut. Megjithatë, nuk u rekomandojmë njerëzve të fillojnë të përdorin speca chilli pa asnjë kontroll. Të ushqyerit e mirë është çështje e balancës dhe specat nuk mund të jenë zëvendësim për ilaçet kundër sëmundjeve të caktuara”, tha dr. Chen.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për nesër, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 9 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete shume e këndshme gjate kësaj dite. Do përjetoni…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 9 Prill 2026

Dashi Qielli i dashurisë do jete i kaltër gjate gjithë kësaj dite. Do merreni vesh…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 27 Mars 2026

Dashi Fale ndikimit mjaft pozitiv te yjeve, jeta juaj ne çift do jete me e…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Rikthehet ora verore, të dielën e 29 marsit, akrepat do të shkojnë një orë para

Të dielën e 29 marsit, akrepat e orës do të shkojnë përpara duke rikthyer orën…

LEXO ME SHUME