Categories Kulture

Saimir Kumbaro tregon bisedën e fundit me Xhevdet Ferrin: Sa po kishte mbaruar kurën anti-kancer, “ia hodha” më tha

Regjisori Saimir Kumbaro ka folur për vdekjen e kolegut të tij, Xhevdet Ferrit. Në një lidhje telefonike në Report TV, ka treguar bisedën e fundit me Xhodën e çfarë i kishte thënë për sëmundjen. Kumbaro shprehet e Ferri kohët e fundit ka qenë shumë i gëzuar se ishte bërë gjysh, e më tej shprehet se ëpr të nuk ka vdekur, pasi sipas tij Xhevdeti do mbetet përjetë në ekran. “Xhevdetin e njoh që të ri që kur luante teatër në Durrës, pastaj erdhi në Tiranë. Xhoda ka një gamë të gjerë në fushën e artit, ka arritur që të jetë dekan, drejtor i teatrit, dy herë kryetar i QKF, ndërsa si role ka një galeri të paharrueshëm. Për mua ishte një aktor shembullor, i plani dramatik, ka qenë jo vetëm i devotshëm për cdo kërkesë që i kam bërë dhe pilotoi avionin MIG-17. Për mua Xhevdeti nuk ka vdekur, ka vdekur fizikisht, por do të mbetet në ekran. Ishte djalë i kompletuar, i kulturuar. Brezat ndërrohen, por jo në këtë moshë, është shumë dramatike, është lajm tronditës dhe tragjik, 59-vjeç është shumë i ri.

Njeriu nuk ka moshë. Xhevdein e takova dy muaj më parë, pimë kafe bashkë, sa po kishte mbaruar kurën anti-kancer, “ia hodha” më tha, ishte gjithë optimizëm. Ky lajm më ka tronditur, sot e kujtova, dikush më tha se sot është në koma, mos thashë! Ishim në një komision dhe vendosëm cili do të shkojë për Oscar, vendosëm ‘Delegacionin’ ku Xhoda ka një rol kryesor. Ai së shpejti konkurron për Oscar. Xhevdeti ka marrë çmime shumë. Ka një gamë të madhe rolesh. Ngushëlloj familjen e tij, ndërsa së fundmi vajza e gëzoi shumë se e bëri gjysh. Dua të them se ai rrjedh nga një familje patriotike” tha ai. Ditën e sotme ndërroi aktori i mirënjohur shqiptar Xhevdet Ferri. Ai vuante oprej kohësh nga një sëmundje e pashërueshme, e cila i mori edhe jetën, pikërisht në moshën 59- vjeçare. Xhevdet Ferri i njohur në rrethim e miqve të ngushtë dhe si Xhoda, do të prehet në varrezat e Sharrës.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kulture

Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë Selisë së Shenjtë dhe shkrimtar, rrëfen librin e tij të ri mbi rrënjët kulturore të kombeve dhe trashëgiminë e Ibrahim Rugovës

“Letërsia është universale, por lind gjithmonë nga një popull” Vehbi Miftari, Ambasador i Kosovës pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

“GEO Magazine” artikull për turizmin në Shqipëri, Rama: Rritje me 80% e vizitorëve të huaj

Shqipëria turistike vjen sërish në vëmendjen e medias ndërkombëtare, këtë herë përmes artikullit të publikuar…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Franca fiton Junior Eurovision 2025, Shqipëria renditet në vendin e 6-të

Sipari i “Junior Eurovision Song Contest 2025” ka rënë pas një mbrëmjeje elektrizuese, ku Franca…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Befason Ema Andrea, aktorja nderohet me çmimin prestigjioz italian “Premio Adelaide Ristori 2025”

Aktorja shqiptare, Ema Andrea është shpërblyer me çmimin prestigjioz italian, “Premio Adelaide Ristori 2025”, për…

LEXO ME SHUME
Categories Kulture

Takimi  i pa harruar  me Kadarene, Nga Arben  Meksi

Takimi  i pa harruar  me Kadarene Botuesi  i vepres se  Ismail Kadarese ,Bujar Hudhri,here pas…

LEXO ME SHUME