Categories Sport

Spektakël i garantuar/ Kërkojnë finalen me çdo kusht, ja kur luhet superdueli Argjentinë-Kroaci

Argjentina do të përballet me Kroacinë në orën 20:00 në stadiumin “Lusail”. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e parë e Botërorit, ku do të përcaktohet se kush do të shkojë në finale.

Një sfidë me plot emocione, ky favorite në letër është ekipi i Skalonit. Por Kroacia mund të bëjë surprizën e radhës pasi eliminoi Brazilin në fazën çerekfinale.

Argjentina e Mesit duket se nuk do të heqë dorë lehtë dhe këtë e vërtetoi më së mirë në ndeshjen kundër Holandës.

Statistikat e sfidës

– Gjysmëfinalja mes Kroacisë dhe Argjentinës përbën përballjen e gjashtë mes këtyre skuadrave. Bilanci deri më tani është në balancë totale falë një barazimi e dy fitoreve për kokë.

– Argjentinë dhe Kroaci nuk është një përballje që prodhon gola. Latinët kryesojnë bilancin 7 me 5. Tre golat e fundit kroatë janë shënuar në përballjen e grupit të Botërorit 2018-të kur fituan 3-0 ndaj formacionit që asokohe drejtohej nga Horge Sampaoli.

– Vetëm dy nga pesë precedentë mes Kroacisë dhe Argjentinës janë luajtur nëpër Kupa Bote. Argjentinasit kanë fituar përballjen e parë boterore (Francë 1998) ndërsa ballkanasit të fundit (Rusi 2018).

– Kroacia ka humbur katër nga gjashtë përballjet e fundit me ekipe amerikano-latine nëpër Botërorë. Një në secilin Botëror mes 1998-ës dhe 2014-ës.

– Argjentina është eliminuar nga tre nga pesë çerekfinalet e luajtura në Botëroret e fundit. Herën e fundit që fitoi (në 2014- ën kundër Belgjikës) shkoi në finale.

– Që nga humbja e finales në 1930, të nënta eliminimet e Argjentinës në fazën me eliminim direkt të një Botërori kanë ardhur nga skuadra me kombësi europiane.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME