Categories Lajme

Spiropali: Duam mandatin e tretë, kemi punuar shumë

Ministrja Elisa Spiropali e bindur thotë se Partia Socialiste do të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e ardhshme. Në emisionin “Hard Talk”, Spiropali ka thënë se PS ka punuar dhe i ka qëndruar besnike institucioneve dhe me përgjegjësi do të drejtojë vendin edhe një mandat tjetër. “Ka gjithmonë një herë të parë zoti Qafoku dhe mos u habisni fare në rast se e fitojmë mandatin e tretë, dhe jo sepse e duam apriori por se besojmë që kemi bërë gjënë e duhur, që kemi punuar shumë edhe porsa i përket punës sonë në qeverisje ashtu edhe punë në Partinë Socialiste.

Jemi forcë politike që i ka qëndruar besnike institucioneve, ka punuar gjithmonë për interesin kombëtar, kemi gabimet tona patjetër, nuk jemi të pagabueshëm, mund të zgjedhim rrugë të gabuara që nuk të çojnë në zgjidhjet e duhura ama gjithmonë kemi pasur vetëdijen që do bëjmë gjënë e duhur, nuk kemi bërë asnjëherë gabime me qëllim, nuk kemi tradhtuar interesin kombëtar apo interesin ekonomik të vendit, dhe besojmë se me këtë përgjegjësi do të vazhdojmë të qeverisim një mandate të tretë”, u shpreh ministrja Spiropali.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Arrestohen 3 persona, përshtatën lokalet për të organizuar lojëra fati!

Tre persona janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kishin përashtatur lokalet për të organizuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ikën për një jetë më të mirë, prej një jave familja shqiptare fle në rrugët e Francës

Ndërsa festat po afrojnë, një familje shqiptare vazhdon të jetojë në rrugë në Montpelje të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i trefishtë në aksin Shupenzë–Maqellarë, plagoset rëndë një person

Një aksident i trefishtë është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin e rrugës Shupenzë–Maqellarë. Tre…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagoset “Gucci” i TikTok-ut, identifikohet autori

Personazhi i njohur i “TikTok”, Fabion Kuçi, i njohur si Gucci, është plagosur mbrëmjen e…

LEXO ME SHUME
Categories Bota Lajme

Rrezikon të humbasë krahun, heroi i Bondi Beach flet për herë të parë: Lutuni për mua

Polici Ahmed Al-Ahmed, i cili u kthye në hero pas sulmit terrorist në Bondi Beach të…

LEXO ME SHUME