Categories Lajme

Spitali i Elbasanit, gati për Covid-4: Problem, mungesa e mjekëve

Spitali i Elbasanit “Xhaferr Kongoli” ka nisur përgatitjet për të hapur pavionin në të cilin do të trajtohen pacientët me Covid. Ky pavijon do të emërtohet si Covid 4 dhe është parashikuar të ketë 80 shtretër gjithsej. Siç raporton gazetari Aldo Kozarja për ABC, në këtë spital do të trajtohen pacientët me Covid me simptoma më të lehta ndërkohë që pacientët me simptoma të rënda do të vijojnë të trajtohen në Tiranë.

Pa nisur ende mirë puna në këtë spital, janë shfaqur problematika të tilla si mungesa e stafit mjekësor. Elbasani ka vetëm dy mjekë reanimator të cilët duhet të përballojnë fluksin e kirurgjisë për nevojat e gjithë qarkut, ndërsa të tillë specialistë duhet të jenë të pranishëm edhe tek të sëmurët me Covid, gjë e cila me sa duket është e pamundur të përballohet nga ana e tyre.

Elbasani është një ndër qytetet më të prekura nga koronavirusi në vend. Kështu, gjatë 48 orëve të fundit 6 persona ndërruan jetë prej koronavirusit, ndërsa nuk ka një numër të qartë të të prekurve për shkak të numrit të ulët të tamponëve që merren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Iu iku Hasan Verracaku nga shtëpia, arrestohen nga kolegët 4 policë në Shkodër

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP), Drejtoria Rajonale Shkodër-Lezhë, ka arrestuar në flagrancë katër punonjës të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Protestat zmbrapsin resortin luksoz në Sardenjë, qeveria e anullon

Një resort luksoz i financuar nga investitorë brazilianë ishte planifikuar të ndërtohej në Sardenjë, me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksioni i IKMT-së në bregdet, shembet beach bar-i i ngritur pa leje në zonën e Jalës, në Vuno

Një beach bar është shembur mëngjesin e kësaj të premteje në zonën e Jalës, në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në aksin Kuç-Qeparo, Shkrumbohet një automjet

Një automjet është përfshirë nga flakët dhe është shkrumbuar plotësisht në aksin rrugor Kuç–Qeparo. Menjëherë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U godit nga shtylla e telekomunikacionit, ndërron jetë 27-vjeçari në Itali

Një 27-vjeçar shqiptar, i cili u shtyp nga një shtyllë telekomunikacioni në Itali më 26…

LEXO ME SHUME