Categories Lajme

“Spiunia” në Gramsh dyshohet të jetë eksploratorja e njohur ruse Lana Sator, ndodhet në Shqipëri bashkë me dy miqtë e saj (DETAJE-FOTO)

Të paktën një prej të arrestuarve për tentativën për të hyrë në Uzinën ushtarake të Gramshit, besohet të jetë një eksploratore e njohur urbane nga Moska.

Bëhet fjalë për 33-vjeçarem Svetlana Timofeeva, shtetase ruse e cila prej më shumë se 10 vitesh eksploron dhe fotografon ndërtesa, uzina dhe fabrika të braktisura në shtete të ndryshme të botës, kryesisht në ato të ish-Bashkimit Sovjetik.

Timofeeva, e cila në rrjetet sociale përdor emrin Lana Sator rezulton se ka qenë në Shqipëri ditët e fundit, e shoqëruar nga dy djem, njëri prej të cilëve mendohet se është shetas ukrainas, raporton Newsbomb.al.

Blogerja ruse Lana Sator

Treshja që u përlesh me dy ushtarakët roje të Uzinës së Gramshit, kishin dokumentuar udhëtimin e tyre në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram.

Një tjetër detaj i fortë që i lidh të tre, me identitetet e personave të arrestuar nga policia, është makina tip “Chevrolet”, të cilën ata gjithashtu e kanë postuar në rrjetet sociale.

Makina ‘Chevrolet” me të cilën udhëtonin tre shtetasit e huaj, e postuar në Instagram nga miku i blogeres ruse

Disa persona që e njohin atë personalisht, shprehen se Timofeeva nuk e përdor profesionin e fotografit për të mbuluar qëllimet e vërteta të spiunazhit.

Sipas tyre ajo ka mbi 15 vite që eksploron zona të ndaluara në mbarë botën dhe së fundmi ka shprehur edhe pikëpamjet e saj kundër pushtimit të Ukrainës, çka ka sjellë ndarjen e saj nga i dashuri, një mbështetës i flaktë i “operacionit special” të Putinit, i cili rezulton të jetë arrestuar nga policia në Egjipt një vit më parë teksa eksploronte së bashku me 33-vjeçaren, raporton Newsbomb.al.

Fotografitë nga Uzina shqiptare ata i kishin shpërndarë në rrjetet sociale

Svetlana Timofeeva është pyetur shpesh herë në rrjetet sociale lidhur me udhëtimet e saj të rrezikshme dhe pasionin për të fotografuar, por në një postim ka thënë se “nuk financohet nga asnjë shërbim sekret”.

Kjo është hera e dytë që treshja e turistëve vizitojnë vendin tonë. Edhe një vit më parë, me të njëjtën makinë ata erdhën në Shqipëri dhe vizituan disa prej bazave ushtarake të braktisura.

Urban explorer, apo Urbex, janë eksploruesit e zonave urbane kryesisht ndërtesa të braktisura, të cilët shpesh herë marrin riskun të hyjnë edhe në zona të ndaluara.

Një eksplorator urban tepër i njohur është britaniku Benjamin Rich i njohur si “Bald and Bankrrupt”, i cili disa javë më parë shkeli zonën e ndaluar ruse në portin hapësinor të qytetit kazak, Baikonur. Aventurën ai e filmoi dhe e postoi në Youtube, ndonëse u ndalua dhe u morr në pyetje nga autoritetet ruse për disa orë.

Sipas informacionit të policisë së Elbasanit, Svetlana Timofeeva qëndronte jashtë rrethmit të fabrikës me një djalë tjetër, ndërsa shtetasi me pasaportë ukrainase dyshohet se u përlesh me ushtarët, të cilëve u hodhi spraj paralizues në fytyrë.

Megjithatë shumë detaje mbeten të paqarta në këtë ngjarje, si pajisjet e dyshuara të spiunazhit të raportuara se iu kapën tre të rinjve, apo përleshja e tyre me ushtarët shqiptarë. Tashmë anti-terrori shqiptar dhe prokuroria kanë marrë në dorë çështejn dhe pritet të hedhin më tepër dritë.

Svetlana ka postuar këtë foto nga një tunel që besohet të jetë në Shqipëri

Interesant është edhe fakti se si Lana (Svetlana) Sator dhe dy miqtë e saj, njëri ukrainas dhe tjetri shtetas rus, kanë pushuar së postuari në rrjetet sociale që prej ditës së djeshme, kur ndodhi incidenti.

Një ndjekës i tyre tha se ata kishin postuar dhjetra foto nga Uzina e Gramshit një ditë më parë, por që “çuditërisht u fshinë mbrëmë në darkë”.

Të tjerë përdorues në rrjetet sociale kanë shprehur skepticizëm, duke aluduar se agjentët rusë në shumë raste operojnë nën identitete si “fotografë”, “sportistë” apo “gazetarë”. /Newsbomb.al

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME