Categories Lajme

Po pastronte armën dhe qëllon aksidentalisht gruan, ndërron jetë 54-vjeçarja në Mirditë

Po pastronte armën dhe qëlloi aksidentalisht gruan, ndërron jetë 54-vjeçarja në Mirditë.

NJOFTIMI I POLICISE

Spitali Rajonal Rrëshen ka njoftuar sallën operative të Komisariatit të Policisë Mirditë, se ishte dërguar nga të afërmit e saj, për ndihmë mjekësore, shtetasja V. P., e plagosur me armë zjarri, e cila si pasojë e dëmtimeve kishte humbur jetën.

Nga verifikimet paraprake të kryera nga shërbimet e Policisë, dyshohet se në fshatin Jezull, Mirditë, në banesë, shtetasi P. P., 61 vjeç, duke pastruar një armë zjarri pistoletë, ka qëlluar aksidentalisht bashkëshorten e tij, shtetasen V. P., 54 vjeçe, e cila është transportuar menjëherë në spital për ndihmë mjekësore, nga të afërmit e saj, por si pasojë e dëmtimeve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi P. P. është shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Mirditë, për veprime të mëtejshme procedurale, ndërsa arma e zjarrit pistoletë është sekuestruar në cilësinë e proves materiale. Grupi hetimor, nën drejtimin Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, vijon punën në vendngjarje, për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME