Categories Lajme

Sulmi në uzinë/ Ndihmoi ushtarët shqiptarë, banori: Spraji më kapi mua, doja t’i merrja çantën rusit

Një prej personave që ishte prezent në momentin e sulmit të kryer ndaj ushtarëve shqiptarë në Uzinë, ka treguar për Euronews Albania çdo gjë që ka parë.

Banori i cili kërkoi që të mos identifikohej ka treguar për gazetarin se rusi ishte ndjekur nga ushtarët deri në vendin ku ndodhej makina e tyre.

Ai tregoi se ishte gjendur në vendngjarje me të birin dhe i kishte kërkuar rusit të ndalonte, por në momentin kur ishte hedhur sprajin në drejtim të ushtarëve, ishte prekur edhe ai me të birin.

“Dëgjuam ca zhurma, ndal, ndal kur erdhi makina. Unë ndërhyra me idenë se kishin vjedhur ndonjë gjë. Në atë moment hodhën sprajin që na kapi dhe ne, mua dhe djalin tim. Ai rusi nisi të bërtiste. Ushtarët u dëmtuan në sy dhe në gjoks. Bashkë me një person tjetër ndërhymë për t’i shkëputur çantën këtij rusit, se nuk e lëshonte”, tha banori

Sulmi që la të lënduar dy ushtarë shqiptarë nisi ditën e djeshme rreth orës 17:40.

Ka qenë roja i Uzinës së armëve në Gramsh, ai që ka vënë re i pari lëvizjet e dyshimta rreth objektit. Ai ka njoftuar përgjegjësin e rojeve se një person ka hyrë drenda territorit dhe ka tentuar të bëjë foto.

Si përgjegjësi ashtu edhe efektivi që ruan objektin kanë zbatuar rregulloren dhe i kanë bërë thirrje personit që po bëne foto që të ndalonte.

Ata i kanë bërë thirrje, por, personi në fjalë është kundërpërgjigjur me spraj neoparalizues. Pavarësisht sulmit, ushtarakët Albi Bici dhe Ardian Xhaka kanë arritur që ta ndalojnë 24-vjeçarin Mikhail Zorin.

Ushtarët shqiptarë nuk janë ndalur me kaq. Ata kanë parë mjetin “Chevrolet”, Brenda të cilit ndodhej rusja Svetlana Timofoeva 33 vjeçe dhe ukrainasi F. A., 25 vjec. Dy ushtarakët e plagosur janë dërguar në spital e ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME