Categories Lajme

Theth, shpëtuan 60 turistët e punëtorët/ Flet pronari: Ka pasur shkëndijë elektrike. Energjia herë vjen 50 volt, herë 350

Pasi një nga bujtinat në Theth u shkrumbua dje nga flakët, pronari i saj ka reaguar për mediat duke thënë se shkaku i zjarrit mund të ketë ardhur nga shkëndijat elektrike, ndërsa thekson se kanë shpëtuar fatmirësisht 60 turistët dhe punëtorët që ndodheshin në bujtinë.

Sipas 82-vjeçarit, Pjetër Luca shteti duhet të ndërhyjë në këtë rast pasi sipas tij, e gjithë zona e Thethit është në këtë gjendje ku rryma elektrike herë vjen 50 volt e herë 350 volt. Luca ka vendosur në dukje se shteti nuk ka bërë asgjë për të ndihmuar këtë zonë në aspektin e turizmit.

Jam Pjetër Luca, 82 vjeç, kam 6 fëmijë. E bëmë këtë ndërtesë si gjithë mileti, me djersë të ballit. Kam pasur dje mbi 60 vetë turistë, punëtorë dhe kanë shpëtuar, me gërvishtje të vogla. Jam i gëzuar që nuk është dëmtuar asnjë njeri. I kërkoj shtetit të vendosë dorë, jo në shtëpinë time, por të vendosë dorë në tokë të Thethit.

Njerëzit kanë investuar me forcat e tyre pa pasur asnjë lloj ndihme. I kërkoj shtetit që të hapë sytë, faleminderit për rrugën që ka bërë. 3 orë ka bërë zjarrfikësja për të ardhur. Por tjetër gjë, shteti s’ka bërë asgjë për Thethin. Jemi pa drita. Dritat vijnë herë 50 volt, herë 70 volt, herë 350 volt. Mendimi jonë është që ka pasur djegie korrenti, shyqyr që kanë shpëtuar njerëzit. I kërkojmë shtetit, që të hapë sytë dhe të shikojë Thethin se kush është.

Nuk jam vetëm unë. Por në gjithë Thethin janë si unë. Nesër i ndodh një tjetri. Jemi në dorë të Zotit dhe shtetit, si unë dhe i gjithë Thethit”, është shprehur pronari i bujtinës, Pjetër Luca.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Humb jetën motoristi pas një aksidenti në aksin e vjetër Fushë Krujë–Laç

Një aksident me pasojë vdekjen i ka marrë jetën Gjin Kolës në aksin e vjetër…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kakome/ Hapet hyrja drejt plazhit, protestuesit rrëzojnë rrethimin dhe godinat e rojeve

Muret rrethuese, godinat e rojeve dhe telat rrethues në Gjirin e Kakomesë u hoqën nga…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Në Sarandë, Policia Kufitare dhe Njësia Policore Detare kanë ndëshkuar një drejtues mjeti lundrues

Hyri me motor uji në zonën e pushuesve, gjobitet me 530 mijë lekë dhe i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arrestohet administratori i firmës së riciklimit në Fier, Gjymtohet 21-vjeçari në vendin e punës

Një aksident në punë është regjistruar në Fier, ku një 21-vjeçar ka mbetur i gjymtuar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjirokastër, një 62-vjecar është mbytur në liqenin e Viroit

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e djeshme në Gjirokastër, ku një 62-vjecar është mbytur…

LEXO ME SHUME