Categories Sport

A do të joshet FSHF-ja? FIFA i ofron 17 mln Euro që të pranojë Kupën e Botës çdo dy vjet

Mund të shihet si presion por edhe joshje nga ana e FIFA-s. Qeveria e futbollit botëror ka kaluar në sulm duke u ofruar Federatave në të gjithë botën 19 milionë dollarë shtesë ose afërsisht 17 mln Euro në 4 vjet nëse pranojnë ndryshimin e madh që Kupa e Botës të luhet çdo dy vjet. Kjo ofertë vlen edhe për Armand Dukën, kreun e FSHF-së dhe për një vend si Shqipëria, 17 mln Euro plus për futbollin nuk janë pak.

Gjithsesi mbetet per t’u parë si do të reagojë UEFA që praktikisht deri më sot është kundërshtuesja më e fortë e një projekti të tillë, e detyrimisht edhe FSHF me Dukën janë shprehur kundër.

Vetë FIFA po mbanë takime me dyer të mbyllura me shumë Federata dhe Konfederata për t’i bindur dhe ditët e fundit kanë dale edhe rezultatet e një studimi për impaktin financiar.

Nëse UEFA fillimisht tha se për federatat Europiane, humbja do të jetë e madhe deri në 7.5 miliardë euro me ndryshimin e kalendarit, FIFA përmes një studimi të saj ka evidentuar se Kupa e Botës çdo dy vjet do të sillte të ardhura shtesë deri në 6.2 miliardë euro nga sponsorizimet dhe të drejtat televizive. Do të jetë një luftë e madhe, ndoshta mund të përfundojë deri në gjykatë se kush do të fitojë, FIFA apo UEFA.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Zbulohet kush pagoi 1 milion euro për të liruar Dani Alves nga burgu, nuk është Neymar

Ish-shoku i skuadrës i Dani Alves te Barcelona, Memphis Depay, thuhet se i ka paguar…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Sokol Kushta: Kombëtarja dhe trajneri dje fituan Brojën, Sylvinho tregoi se di të ndryshojë

Sokol Kushta, legjenda e futbollit kuqezi, në një reagim në rrjetet sociale, vlerësoi lojën e…

LEXO ME SHUME