Categories Lajme

Spostohet vala e të nxehtit afrikan, ja si pritet të jetë moti për këtë javë

Këtë javë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të qëndrueshme atmosferike dhe ditë “tipike” vere me orë të bollshme me diell dhe temperatura jo tepër të larta si në vlerat minimale ashtu dhe ato të mesditës.

Në këtë mënyrë moti për të gjitha ditët e javës parashikohet i kthjellët në pjesën më të madhe të territorit dhe për pjesën më të madhe të ditës. Thënë kjo pasi në ditët e para të javës nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare të cilat në relievet malore do të shoqërohen me reshje shiu të dobta dhe të izoluara.

Vlen për tu theksuar se për adhuruesit e plazhit elementi i erës mund të jetë relativisht “problematik”. Era do të fryjë fillimisht ditët e para nga kuadrati i veriut më pas nga kuadrati i jugut dhe shpejtësi mesatare 1-5m/s. Por, në orët e mesditës deri ato të pasdites në bregdet era hera-herës fiton itensitet 7-8m/s.

Surpriza mund të vijë përgjatë fundjavës tjetër pasi priten reshje shiu madje në disa zona dhe me intenistet.

Megjithatë është ende herët për të folur rreth fundjavës tjetër pasi duhet të presim projeksionet e hartave të rifreskuara për të patur një panoramë më të qartë për atë cfarë pritet të ndodhë.

Spostohet vala e të nxehtit afrikan, ja si pritet të jetë moti për këtë javë

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Enjte 10 Shtator 2026

Dashi Do bëni edhe sakrifica sot ju te dashuruarit vetëm e vetëm qe te ruani…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shpërthen gazi gjatë furnizimit të një makine te ‘Brryli’, plagosen 3 punëtorë

Një shpërthim ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në zonën e Brrylit, në pikën…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Situata me zjarret, 14 vatra mbeten aktive, 9 janë në monitorim!

Ministria e Mbrojtjes ka përditësuar situatën e zjarreve gjatë 24 orëve të fundit. Sipas të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

22-vjeçari shqiptar plagos rëndë marokenin

Një konflikt i nisur dyshohet për motive xhelozie përfundoi në një përleshje të përgjakshme pranë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pranga të riut në Fier! Arrestohet edhe një 60-vjeçar për zjarrvënie, nën hetim dy të moshuar

Policia ka vënë në pranga dy persona si autorë për zjarret në Eskaj e Hasturkas.…

LEXO ME SHUME