Categories Sport

Stefano Pioli “i shkruan” babagjyshit, ja tre dhuratat që dua për vitin 2020

Pjesa e parë e sezonit për Milanin nuk përfundoi shumë mirë duke marrë si “dhuratë” një humbje 5-0 ndaj Atalantas. Ky rezultat ka rënë si bombë në supet e Stefano Piolit i cili shpreson që viti 2020 të jetë më i mirë për të dhe skuadrën kuq e zi. Meqënëse jemi dhe në ditën e Krishtlindjeve tekniku italian kërkon të gjejë “3 dhurata” poshtë pemës për sezonin e ri.

Dhurata e parë dhe më e lakmuara nga Milani mbetet gjithmonë sulmuesi shtatlartë Ibrahimovic. 38 vjeçari mbetet sërish një prej sulmuesve më të rrezikshëm që ka njohur Serie A. Skuadra e drejtuar nga Pioli është e përbërë nga shumë lojtarë të rinj dhe me potencial por që ende nuk e kanë shprehur atë në fushë.

Italiani beson se Milani do të jetë një tjetër skuadër nëse emra si Paqueta apo Bennacer do të zhvishen nga negativiteti që i ka zënë, atëherë skuadra do të ketë një fytyrë tjetër. Ndërsa dhurata e fundit që shpreson të marrë Pioli është një “alarm” zgjimi për Suson i cili ka qenë në qetësi gjatë pjesës së parë të sezonit.

Nëse një lojtar kyç si ai nuk është në formë të mirë padyshim që edhe skuadra nuk do të funksionojë ashtu siç duhet. Kaq kërkon tekniku italian për pjesën e dytë të sezonit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Në prag të Final Four, FSHF publikon kalendarin, tre ndeshje në një javë

Tre ndeshje në një javë. Federata shqiptare e futbollit zbuloi dhe kalendarin për 3 javët…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Haaland i rikthehet golave, Man. City fiton 0-2 kundër Nottingham dhe ndjek Arsenalin

Në “City Ground” Nottinghami vendas u mund 0-2 nga Manchester City. “Qytetarët” tanimë janë në…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Distria Krasniqi shpallet kampione e Evropës në xhudo

Distria Krasniqi është shpallur kampione e Evropës në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Gjimshiti: Krenari dhe lumturi, e merituam kualifikimin ndaj Liverpoolit

Atalanta shkroi historinë përballë Liverpoolit. Skuadra e Gasperinit eliminuan skuadrën e Klopp, duke siguruar një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Mario Mitaj flet me zemër: Kam lindur në Athinë, por s’jam grek, E dua Shqipërinë, jam patriot!

Një nga më të mirët në dy miqësoret që Kombëtarja shqiptare zhvilloi, ishte Mario Mitaj.…

LEXO ME SHUME