Categories Lajme

Strategjia e re e ukrainasve/ Iu ofruan simite të helmuara ushtarëve rusë në Izium, 2 të vdekur, 28 rëndë në spital

Ukrainasit nuk ndalen në tentativat e tyre për të mbrojtur me çdo kush territoret.

Trupat ruse pranë Kharkiv-it vdiqën pasi hëngrën simite të helmuara të mbushura që iu dhanë si ‘dhuratë’ nga qytetarët ukrainas. Kështu ka pohuar një agjenci e inteligjencës ukrainase.

Dy ushtarë nga Divizioni i 3-të vdiqën menjëherë pasi hëngrën ushqimet e shijshme të servirura nga qytetarët e Izium-it, njoftoi të shtunën në një postim në Facebook Drejtoria së Inteligjencës së Ukrainës.

28 trupa të tjera ruse janë në kujdes intensiv pas helmimit, ndërkohë që disa qindra të tjerë që vuajnë gjithashtu nga ‘sëmundje të rënda’ pasi kishin pirë alkool të helmuar, që ia kishin dhënë civilët ukrainas.

“Ukrainasit i rezistojnë pushtuesve me të gjitha mjetet e disponueshme. Sipas informacioneve, banorët vendas të rrethit Izium (rajoni i Kharkivit) ‘trajtuan’ rusët e Divizionit të 3-të me byrekë të helmuar.”, thuhej në njoftimin e Drejtorisë së Inteligjencës së Ukrainës.

“Për pasojë, dy pushtues vdiqën menjëherë, 28 të tjerë u dërguan në reanimacion. Rreth 500 ushtarakë të tjerë të Divizionit të 3-të janë në spitale për shkak të helmimit të rëndë nga alkooli, me origjinë të panjohur.” sqaron më tej deklarata.

Izium pritet të ketë më shumë luftime në javët e ardhshme, ndërsa Putini përpiqet dëshpërimisht të ndryshojë fatin e tij,

Ky qytet paraqet rëndësi strategjike për Rusinë pasi do t’i lejonte trupat ta përdorin atë si një bazë për sulme të qëndrueshme në Donbas si dhe për rifurnizuar trupat e Putin me qytetin afër kufirit rus.

Kontrolli i qytetit do t’i lejonte rusët të koordinoheshin me forcat që luftonin më në jug në rajonin e Donbasit dhe të ndanin frontin lindor dhe të izolonin forcat jugore të Ukrainës nga ato që luftonin në veri.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

“Pije helmin vetë mos të gjej të gjallë!” Djali dhe bashkëshortja e tij kërcënojnë dhe DHUNOJNË nënën 80 vjeçare për një lopë, e moshuara me lot në sy: Do më vrasin… (DEBATI)

Një konflikt i rëndë familjar është regjistruar në Pogradec, konflikt ky i nisur për një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

U hodh nga pallati orët e para të mëngjesit! Ky është i riu që u vetëvra në Shkodër (EMRI)

Një ngjarje tragjike është regjistruar në orët e para të mëngjesit në lagjen “Rus” në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Bordi i Transparencës vendos çmimet e reja, nafta rritet me 4 lekë

Bordi i Transparencës ka vendosur rritjen e çmimeve të karburanteve në vend, me ndryshime që…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosje me thikë në Sarandë, 42-vjeçari merr plagë në gjoks

Një plagosje me thikë ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr.1 të Sarandës, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Hapen dyer të reja!” Firmoset marrëveshja mes shtetit, bankave dhe sipërmarrjes! Rama: Të gjithë ata që kanë biznese të vogla dhe të mesme do përfitojnë kredi me interes minimal

Ditën e sotme është nënshkruar një partneritet i ri mes shtetit, sistemit bankar dhe sipërmarrjes…

LEXO ME SHUME