Keisi dhe Stresi duket se i përkasin atyre dashurive që nuk u jep fund as distanca.
Megjithëse prej muajsh janë të ndarë reperi ka uruar Keisin për ditëlindjen e saj të 24, duke publikuar një foto ndërsa shihet që i ka hedhur dorën në qafë duke i dhuruar dhe një puthje. ‘Gëzuar ditëlindjen’, shkruan ai duke i vendosur një emoji kurore në kokë Keisit.
Pas këtij urimi që lë vend për aludime se së shpejti çifti mund të jetë si më parë, bukuroshja ka marrë një dhuratë speciale edhe nga nëna e saj. Në një foto të postuar në instagram Kejsi ka publikuar një foto ku tregon se dhuratë nga mamaja e saj ka marrë një makinë luksoze të zezë.
“Jam definitivisht vajza më me fat në botë. Faleminderit nënë. Je nëna më e mirë në botë”, ka shkruar Keisi.


