Categories Lajme

Studentes i ndodh e papritura/ Me diplomë në Firence, por në Tiranë nuk bën dot Master: Nuk i takon!

Një studente në Tiranë ka treguar për emisionin Stop në Tv Klan se si nuk është lejuar që të ndjekë studimet Master për restaurim monumentesh në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ajo thotë se ka përfunduar Akademinë e Arteve në Art Grafikë në Firence të Italisë, dhe në Tiranë dëshironte studimet e Masterit për restaurim monumentesh. Por ajo nuk është lejuar, pasi nuk ka përfunduar studimet në arkitekturë ose inxhinieri.

“Unë kam studiuar në Akademinë e Arteve të Firences për grafik, jam kthyer prej 2 vjetësh në Shqipëri dhe duke parë opsionet këtu mendova të bëj një Master për restaurim monumentesh.

Ky Master në Shqipëri bëhet vetëm te Politekniku dhe atë që më shpjeguan kur vajta atje është që unë nuk mund ta bëj këtë Master sepse nuk jam një studente e inxhinierisë apo arkitekturës. Thonë që është shumë teknike, por aftësitë e mia nuk i kanë matur në asnjë mënyrë. Kështu që është çdo gjë e paverifikueshme.

Atë që unë kërkoj është, nëse dikush duhet të ketë të drejtën për të studiuar, jam e gatshme dhe kundrejt një testi pranimi. Ka raste si në Londër që ndonjëherë nuk duhet aspak një Bachelor, boll të kesh një portfolio, dëshirën për të studiuar se tek e fundit për këtë flasim për të studiuar, nuk po shkojmë atje si profesionistë, por duam të studiojmë.

Dhe në raste të tjera si Holanda që ka një numër më të kufizuar studentësh, bën një test pranimi, por në këtë test pranimi e gjithë literatura, i gjithë programi ku ti duhet të jesh i përgatitur është tmerrësisht i sqaruar dhe vetëm po të mos duash të studiosh nuk bëhesh i aftë”, tregon studentja.

Në departamentin e restaurimit të monumenteve në Fakultetin e Arkitekturës dhe Inxhinierisë ka dy mendime, nëse vajzës në fjalë i lejohet të ndjekë këtë Master. Madje ajo fillimisht u lejua e më pas u përjashtua nga kjo mundësi.

Qytetari – Kam çunin e tezes, ka mbaruar në Itali. Do të bëjë masterin për…

Sekretarja – Ka mbaruar aplikimi për masterat.

Qytetari – Po mirë moj, mund ta bëjë vitin tjetër, po të dimë ça…

Sekretarja – Po mirë! Vitin tjetër ok! E kemi dorëzuar, është shpallur lista edhe…

Sekretarja 1 – Shiko! Ja, të të njoftoj unë! Dëgjo, mos e pengo! Për aplikimet, çdo vit shpallet njoftimi në faqen e fakultetit dhe ndryshojnë rregullat nga një vit në vitin tjetër.

Qytetari – Ai do të bëjë master për restaurim monumentesh.

Sekretarja 1 – Bravo!

Qytetari – Ka mbaruar grafikë arti.

Sekretarja 1 – Hëëë…

Sekretarja – Jo nuk lejohet, sepse na lejohen vetëm nga arkitektura dhe inxhinieria e ndërtimit.

Qytetari – Po duhet të japi noi provim. a ça duhet të japi ndonjë gjë?

Sekretarja – Absolutisht jo!

Sekretarja 1 – Duhet parë program i lëndëve! Nga kjo degë nuk kanë pranuar?

Sekretarja – Jo, jo thjesht arkitekturë dhe…

Qytetari – Tani ato të përafërta janë grafikë.

Sekretarja 1 – Jo, jo! Është program lëndor si thotë goca dhe tashi, që të mos jemi të dyzuar, do ia kaloj atij departamentit këtë kërkesën edhe do të sjelli ajo e-mail, sesi është.

Sekretarja 1 – Shiko! Ne duam sa më shumë të jenë student hë, mos e shiko si kshu..! Madje ne duam të thithim shumë më tepër! Shiko! Unë do të doja ta merrja që këtë vit atë! Po të jetë, që tani, po ja që nuk e vendos unë.

Në Fakultetin e Inxhinierisë dhe Arkitekturës, gazetarja e Stop u takua me zëvendësdekanen, e cila tha se kriter për këtë Master është diploma në inxhinieri e arkitekturë. Por në listën përfundimtare, një prej fituesve vjen nga një degë ekonomike. Por për këtë zëvendësdekania nuk kishte dijeni.

Zv/Dekane: Ne kemi një rregullore, që miratohet. Vajzës nuk i takon në fakt, sepse duhet të ketë mbaruar ose Inxhinieri Ndërtimi ose Arkitekturë. Ke bërë aplikimin, ke bërë regjistrimin, i thashë, meqënëse ti, unë po ta jap mundësinë të regjistrohesh, normalisht nuk duhet të të regjistrojmë, sepse nuk i plotëson këto kritere. Ka një komision, që i ngre këto kritere.

Unë vajzës i kam thënë, që të bëjë një kërkesë, që të rishikohen kriteret. Por unë nuk mund të ndërroj kriteret sot, për vitin akademik, që kam sot dhe që të rregulloj këtë lloj kriteri, më duhen kërkesa të rasteve të ndryshme, që komisioni i shqyrton, jo unë si zv/Dekane.

Akademiku Apollon Bace nuk e sheh të drejtë këtë përjashtim. Sipas tij, më afër restaurimit është një student që ka përfunduar studimet për art grafik, se sa për inxhinieri.

Akademiku Apollon Baçe: Arti grafik do të ishte gjëja më e përshtatshme. Ju tregova që im atë ka qenë inxhinier hidraulik, por unë nuk e di se si mund ta rregulloj ai një ikonë ose një gjë. Kurse arti grafik qëndron shumë më afër se hyn në anatominë e një pikture.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

E rëndë në Maliq/ Ndërron jetë në banesë 14-vjeçari, vuante nga epilepsia dhe probleme në zemër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në fshatin Vreshtas të bashkisë Maliq, ku një 14-vjeçar…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skandali i ndërtimeve pa leje në Ksamil/ Gjykata liron ish-oficerin Irakli Koçiaj, i vetmi nga 8 të arrestuarit që hetohet në liri

Gjykata e Sarandës ka vendosur këtë të premte masën e sigurisë “detyrim për paraqitje” për…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Shoferi 76-vjeçar përplasi nënë e bir në rrugë, 3-vjeçari ndërroi jetë në spital

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin Korçë-Ersekë, në afërsi të fshatit Kamenicë, ku…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e premte 12 qershor 2026

Dashi Te dashuruarit do kalojnë një dite paksa te vështirë. Duhet te tregoheni paksa me…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Saranda kryeson listën e destinacioneve bregdetare më të lira në Evropë për verën 2026.

Saranda është renditur në krye të listës së katër destinacioneve bregdetare më të lira në…

LEXO ME SHUME