Categories Lajme

Studentët iranianë nuk pranojnë të shkelin flamujt e SHBA-së dhe Izraelit

Ky është momenti i jashtëzakonshëm, ku qindra studentë iranianë nuk pranojnë të shkelin flamurin amerikan dhe izraelit mes marshimeve antiqeveritare në vend, shkruan “Daily Mail”, ndërsa publikon video e foto.

Klipi i realizuar në Universitetin Shaheed Beheshti të dielën tregon se turmat me qëllim shmangin shkeljen mbi flamurin amerikan dhe atë izraelit.

Regjimi i Ali Khamenei thuhet se ka pikturuar flamujt në hyrjen kryesore të universitetit që studentët të ecin sipër tyre, si një shenjë mosrespektimi.

Në vitin 2016, profesori iranian Sadegh Zibakalam, i cili ka shmangur ecjen në flamuj në të kaluarën, tha: “Është një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi. Vendosja e flamurit të një vendi në tokë dhe shkelja e tij është një gabim, një shenjë mosrespektimi ndaj këtij kombi”, tha ai.

Mijëra protestues u mblodhën të shtunën përpara portës së Universitetit të Teknologjisë Amirkabir pranë ish-ambasadës amerikane në Teheran për të protestuar kundër qeverisë dhe Udhëheqësit Suprem të Iranit Ayatollah Ali Khamenei për rrëzimin e aeroplanit të pasagjerëve.

Presidenti Trump lëshoi një paralajmërim të ashpër për udhëheqësit e Iranit të dielën, duke postuar në Twitter: ‘Për udhëheqësit e Iranit – MOS I VRISNI PROTESTUESIT TUAJ. Mijëra janë vrarë ose burgosur tashmë nga ju, dhe Bota po shikon.

‘Më e rëndësishmja, SHBA po shikon. Kthejeni përsëri internetin tuaj dhe lërini reporterët të lirë! Ndaloni vrasjen e popullit tuaj iranian’, kishte thënë Trump.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Itali, arrestohet 22-vjeçari shqiptar

Një 22-vjeçar shqiptar është arrestuar në Cesena të Italisë, pasi dyshohet si pjesë e një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vendim qeverie/ Miratohet rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë

Paga bazë minimale mujore për punonjësit në shkallë vendi, që është e detyrueshme të zbatohet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Presidenti Donald Trump pezullon Lotarinë Amerikane, arsyeja

Presidenti amerikan Donald Trump ka pezulluar skemën e lotarisë së Kartës së Gjelbër (Diversity Visa…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Tiranë/ Tritol makinës së nipit të ish-zv.prokurorit!

Është zbardhur dinamika e shpërthimit me lëndë plasëse në orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Goditet grupi i drogës në Greqi, mes tyre edhe këngëtari 22-vjeçar nga Tepelena

Drejtoria për Luftën Kundër Krimit të Organizuar në Greqi shpërbëu një organizatë kriminale, anëtarët e…

LEXO ME SHUME