Categories Lajme

Studentja ekselente, shkodrania që arriti rezultatin më të lartë në Universitetin e Stambollit

Ida është 22 vjeç. Studion ne Stamboll, vjen nga Shkodra. Pasi përfundoi gjimnazin si nxënëse ekselente në Shkodër dhe ndër tre më të mirat në rang Republike, i vjen një telefonatë.“Më merr në telefon kryeministri, se isha përzgjedhur si një nga studentet që ju dha një bursë për të studiuar në Universitetin Teknik të Stambollit, në bazë të një marrëveshje mes shtetit shqiptar dhe atij turk”, tregon Ida.

Nis studimet në degën e Inxhinierisë Industriale, 4 vjet me parë. Kërkonte një degë sfiduese dhe e gjeti.“Në korrik u diplomova pas 4 vjet studimesh me rezultatin 4.0 nga 4.0 që është maksimali, duke u renditur si studentja më e mirë e vitit akademik”, thotë studentja.Nëse pasditja dhe dreka ishin me leksione, darka ishte me studime. Është djersë e derdhur për çdo ditë.

“Orë pa gjumë dhe netë pa gjumë dhe punë pa fund. Sa erdha në Shqipëri gjeja e parë që i kërkova nënës është dua gjumë që të çlodhem”, thotë ajo.3500 studentë u diplomuan këtë vit në Universitetin Teknik të Stambollit që është themeluar që në 1773. Ida Gjergji vendosi një rekord.

“Çdo vit renditet një student më i mirë. Me 4.0 janë të rrallë. Këtë vit ishte pak më ndryshe, sepse ishte një vajzë që arrinte 4.0 pas 9 vjetësh”, tregon Ida.Para mijëra njerëzve të mbedhur në stadiumin e universitetit, Ida Gjergji mbajti fjalimin që i takonte si studentja më e mirë.

“Ishte emocion të flisje para 15 mijë vetëve”, tregon vajza.E ardhmja do të ketë më shumë punë seç ka patur. Tani e presin studimet master. Po ku e shikon veten 22 vjeçarja.“Unë e shikoj veten si një akademike, profesore në departamentin tim, këtu apo në Stamboll vendi është i hapur”, sqaron vajza.

Ida vjen nga një familje e madhe me 7 fëmijë, në Tiranë e shoqëronte i vëllai që studion për Drejtësi.“Babai punon në fushën e ndërtimit, ndërsa nëna është shtëpiake, pasi 7 fëmijë duan përkushtim. Ata ndihen shumë krenarë për mua. Nëse në fillim isha unë që qaja, ata kanë qarë gjatë gjithë ceremonisë sime të diplomimit. Jam munduar gjithmonë të shpërblej sakrificat e tyre dhe ndihem shumë mirë që ja dola|, thotë Ida.

Juli Ristani Top Channel

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja sa milionë paund ka fituar këngëtarja shqiptare

Dua Lipa fiton betejën ligjore kundër tregtimit të produkteve false në emrin e saj, ja…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk

Krujë/ Zjarri shkrumbon magazinën me bazë ushqimore për bagëtitë, ngordhin disa lopë në Larushk Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman

Shkodër/ 4 në pranga dhe një në hetim, sekuestrohen mbi 56 kg kanabis në Koman…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7 vite burg për trafik droge

Mbante dy mbiemra për t’i shpëtuar identifikimit/ Ekstradohet drejt Italisë 40-vjeçari i dënuar me 7…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Premte 30 Tetor 2026

Dashi Do kaloni momente shume te këndshme sot pranë atij qe dashuroni dhe do ndiheni…

LEXO ME SHUME