Categories Kuriozitete

Studentja kanadeze fiton xhekpotin 48 milionë dollarë me biletën e parë

Një studente kanadeze ka fituar xhekpotin e artë në një shumë prej 48 mln $ me biletën e parë. 18-vjeçarja është e para kanadeze që ka fituar ndonjëherë një çmim kaq të madh. Ja se çfarë ka vendosur ajo të bëjë me paratë.

Fati i fillestarit ka bërë fatlume një studente kanadeze. Juliette Lamour fitoi një xhekpot me biletën e parë të lotarisë. 18-vjeçarja fitoi plot 48 milionë dollarë kanadezë, duke u bërë e reja e parë që ka fituar ndonjëherë një çmim kaq të madh. Pavarësisht se u pasurua në mënyrë të paimagjinueshme, Juliette synon të qëndrojë me këmbë në tokë. Ajo planifikon të përfundojë studimet universitare dhe të bëhet mjeke.

“Po qaja, lot gëzimi, sigurisht,” tha ajo në Ontario Lottery and Gaming Corporation teksa festonte fitoren e muajit të kaluar. “Ende nuk mund ta besoj se kam arritur jackpotin e Topit të Artë në biletën time të parë të lotarisë!”

Juliette, nga Sault Ste. Marie, Ontario, tha se kishte harruar gjithçka për biletën e lotarisë derisa dëgjoi lajmin se dikush nga vendlindja e saj kishte fituar shortin e 7 janarit. Kur ajo shkoi të kontrollonte biletën e saj përmes një aplikacioni në celular, në ekran shkëlqeu “Big Winner”.

Juliette tha se do të investojë “me kujdes” pjesën më të madhe të çmimit me ndihmën e babait të saj, por ka planifikuar që në të ardhmen të argëtohet pak me paratë e jackpot-it. “Pasi të përfundojë shkolla, unë dhe familja ime do të zgjedhim një kontinent dhe do të fillojmë të eksplorojmë”, tha ajo. E reja planifikon të investojë një pjesë të parave për të përmbushur ëndrrën e saj, për t’u bërë mjeke pa u shqetësuar për grantet apo kreditë. Më pas ajo dëshiron të kthehet në Ontario për t’i shërbyer komunitetit të saj.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për SOT, e Hënë 31 Gusht 2026

Dashi Duhet të tregoheni më seriozë me çështjet tuaja financiare. Tregoni më shumë kujdes me…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 29 Gusht 2026

Dashi Do diskutoni gjere e gjate sot me atë qe keni ne krah, megjithatë serish…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 14 Gusht 2026

Dashi Ka shume mundësi qe jeta juaj ne çift te mbetet delikate sot sepse ju…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Premte 19 Qershor 2026

Dashi Bëni edhe pak durim në dashuri, për orët në vijim. Ky është një moment…

LEXO ME SHUME
Categories Kuriozitete

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 23 Maj 2026

Dashi Jeta juaj ne çift do jete gjate gjithë kohës e mbrojtur sot. Do merreni…

LEXO ME SHUME