Categories Lajme

Vodhi para në shtëpinë ku punonte, zbardhet skema si u zbulua pastruesja tjetër hajdute në Tiranë

Një tjetër rast i njëjtë me Rozeta Dobin është regjistruar sot në Tiranë në rrugë “Vaso Pasha”. Elida Kodra vodhi një shumë parash në një banesë ku kishte punuar si pastruese. Është zbardhur skema se si pastruesja Elida Kodra u prangos nga policia në lidhje me vjedhjen e më shumë se 2 mijë eurove në banesën e një çifti të moshuarish.

Denoncimi nga pronarët është bërë 3 ditë më parë dhe ata kanë qenë të bindur se paratë ishin marrë nga pastruesja. Ditën që ajo u rikthye në banesë për të pastruar, policia i kishte përgatitur një rreng në bashkëpunim me pronarët.

Një sasi parash ishin vendosur në një vend dhe është mbajtur në mbikëqyrje derisa i ka futur sërish në çantë. Gjatë kontrollit i janë gjetur paratë dhe në dëshminë para policisë ka pranuar se ka qenë ajo autore e vjedhjes së valutave të ndryshme.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në aksin Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari humb jetën pasi përplaset me barrierën e rrugës

Ky  aksident rrugor fatal i ndodhur më 4 shtator 2026, rreth orës 23:30, në aksin Cërrik–Elbasan. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vorë\ Shpërthim me lëndë plasëse në derën e një banese

Shpërthim me lëndë plasëse në Vorë, dëme të lehta materiale Një shpërthim me lëndë plasëse…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Fier, zhduket celulari që iu kap të dënuarit, AMP pezullon nga detyra 4 punonjës

Nga njoftimi i AMSEVP rezulton se bëhet fjalë për një hetim penal të lidhur me zhdukjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, pranga dy brazilianeve dhe kolumbianes

Policia e Tiranës ka goditur dy raste të ushtrimit të prostitucionit në kryeqytet, aktivitet i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Skafi pësoi defekt në motor dhe rrezikoi të fundosej, shpëtohen 8 anëtarët e një familjeje në Spille

Një skaf me tetë persona në bord ka rrezikuar të fundosej në zonën e Spillesë,…

LEXO ME SHUME