Categories Lajme

Studentja shqiptare fiton çmimin e 2-të në botë dhe merr surprizën e veçantë nga Bill Gates

Xhulia Kurti është një studente e vitit të tretë të Shkencave Kompjuterike. Ajo u rendit e dyta në botë në konkursin botëror të shpikjeve të reja kompjuterike për vitin 2021 dhe ku në fazen finale ishin përzgjedhur 26 pjesëmarrësit më të mirë nga e gjithë bota.

Ky konkurs prestigjioz IAA mobilitython, u zhvillua në Mynih, Gjermani për studentet e apasionuar ndaj teknologjisë. Në përfundim, shqiptarja ka marrë edhe një surprizë të bukur. Miliarderi Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft-it, i ka dhuruar librin e tij (ende të pa dalë në treg) , së bashku me një mesazh përgëzimi për suksesin e merituar.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka treguar të gjitha detajet nga pjesëmarrja dhe deri te projekti se si të përdorësh internet pa WIFI. “Unë studioj për shkenca kompjuterike në universitetin e Durrësit. Aplikova online dhe kalova në tre stade derisa arrita te fitorja. Në fakt, ky projekt ishte puna e një viti dhe nuk kisha gjetur ku ta prezantoja, derisa projekti gjeti vend në konkursin në Gjermani.

Të përdorësh internetin pa Wifi nuk është vjedhje, është një mënyrë se si të logohesh. Unë si synim kam tregun global, jo Shqipërinë. Babi është një nga partnerët më mbështetës që unë kam gjatë gjithë jetës sime. Di të them që është një libër interesant dhe ja vlen që të blihet. Është goxha interesant sepse tregon historitë për shkatërrimin e piratërive dhe histori të shkencëtarëve të tjerë”, u shpreh Xhulia.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Mërkurë 28 Tetor 2026

Dashi Gjatë gjysmës së parë të ditës ka shumë mundësi që të merrni një lajm…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari

Lushnjë/ Kapet me heroinë dhe kokainë pranë shkollës, arrestohet 31-vjeçari, sekuestrohet Audi SQ8 me vlerë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues

Itali/ Humb jetën në vendin e punës 20-vjeçari shqiptar, u shtyp nga ruli asfaltues Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Kosovë! Pas dy ditëve në arrati, kapet autori i ngjarjes

Dy ditë pasi vrau me sëpatë ish-gruan e vëllait, A. S., është arrestuar nga Policia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Moti sot, kthjellime në të gjithë vendin, ja sa pritet të shënojnë temperaturat

Gjatë ditës së sotme, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike kryesisht të qëndrueshme.…

LEXO ME SHUME