Categories Lajme

Studimi i OKB: Si do të plaket popullsia e Shqipërisë

Në vitin 2050, numri i konsumatorëve që janë mbi 65 vjeç do te jetë sa gjysma (49%) e numrit të punonjësve të të gjitha moshave, në Shqipëri. Treguesi, i cili njihet si norma e varësisë ekonomike të të moshuarve është publikuar nga Organizata e Kombeve të Bashkuara në një studim për plakjen e popullsisë globale. Ky tregues, në vitin 2019 në vend ishte vetëm 28%.

Rritja e varësisë ekonomike të të moshuarve është e lidhur me plakjen e popullsisë dhe uljen e normës së fertilitetit (lindshmërisë). OKB thotë se në vitin 2019 në vend kishte 409 mijë persona të moshës mbi 65 vjeç, ose 14% e totalit të popullsisë. Ndërsa në 2050-n, numri i të moshuarve mbi 65 vjeç do të jetë 617 mijë, ose 25% e totalit. Ndërsa norma e varësisë së të moshuarve, e cila mat numrin e personave mbi 65 vjeç për 100 persona që janë në moshë pune (20-64 vjeç), do të jetë 43.8.

Aktualisht në Shqipëri ka 23.2 të moshuar 65 vjeç e sipër, për çdo 100 persona në moshë pune (20-64 vjeç). Pra deri në 2050-n, ky tregues pothuajse do të dyfishohet, duke shtuar presionet për shërbime tek të moshuarit, por duke ndikuar negativisht dhe në skemën e pensioneve, pasi do të ketë më pak kontribuues për më shumë pensionistë. Një tjetër efekt lidhet me produktivitetin e punës, pasi do të jetë gjithnjë e më e vështirë për të gjetur në rinj në tregun e punës. OKB parashikon që gjithnjë e më shumë femra të moshuara do të mbeten vetëm. Në 2019-n kishte 92.3 meshkuj për 100 femra të moshës mbi 65%. Në 2050-n, ky tregues pritet të zbresë në 88.3.

OKB thotë se studimet e fundit tregojnë se plakja e popullsisë do të rrisë presionin financiar për sistemet e mbështetjes së moshës së vjetër. Në vendet ku transfertat publike janë të larta, përfshirë shumë shtete në Evropë dhe Amerikën Latine, plakja e popullsisë do të rrisë presionin fiskal në sistemet e transftave publike, veçanërisht nëse modelet aktuale të taksimit dhe përfitimeve mbeten të pandryshuara.

Në Shqipëri, psh, në vitin 2019, rreth 35 % të shpenzimeve totale të buxhetit shkojnë për mbulimin e skemës deificitare të pensioneve, sipas shifrave zyrtare nga Ministria e Financave (shënim i Monitor). Raporti thotë se plakja e popullsisë është një fenomen global. Pothuajse çdo vend në botë po përjeton rritje si në madhësinë ashtu edhe në përqindjen e personave të moshuar në popullatë.

Në vitin 2019, kishte 703 milion persona të moshës 65 vjeç e mbi popullsinë globale. Ky numër parashikohet të dyfishohet në 1.5 miliardë në vitin 2050.
Në nivel global, pjesa e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë u rrit nga 6 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Ky proporcion parashikohet të rritet më tej në 16 për qind në 2050, kur pritet që një në gjashtë njerëz në të gjithë botën të jetë i moshës 65 vjeç ose më shumë.

Në përgjithësi, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më i vjetër gati është trefishuar midis viteve 1990 dhe 2019, duke u rritur nga 54 milion në 143 milion; parashikohet të trefishohet përsëri midis 2019 dhe 2050 për të arritur në 426 milion.

Midis 1990 dhe 2019, numri i personave të moshës 80 vjeç e më shumë u dyfishua në të gjitha rajonet, përveç Evropës dhe Amerikës Veriore dhe u trefishua në katër nga tetë rajone. Midis 2019 dhe 2050, numri i personave të moshës 80 vjeç ose më shumë parashikohet të shënojë rritjen më të madhe të përqindjes në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore. Ritmi i plakjes së popullsisë ka qenë më i shpejtë në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe.

Përqindja e popullsisë së moshës 65 vjeç ose më shumë është pothuajse dyfishuar në Azinë Lindore dhe Jug-Lindore, duke u rritur nga 6 për qind në 1990 në 11 për qind në 2019, dhe në Amerikën Latine dhe Karaibe, duke u rritur nga 5 për qind në 1990 në 9 për qind në 2019. Midis 2019 dhe 2050, pjesa e personave të moshuar është parashikuar të paktën të dyfishohet në katër rajone: Afrikën Veriore dhe Azinë Perëndimore, Azinë Qendrore dhe Jugore, Amerikën Latine dhe Karaibet, Azia Jug-Lindore. /Monitor

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME