Categories Lajme

Uragani ‘Laura’, evakuoen qindra mijëra njerëz në SHBA

Mijëra njerëz u urdhëruan të evakuohen nga shtëpitë e tyre në Teksas dhe Luiziana të SHBA-së, pasi uragani Laura tashmë është në drejtim të tyre. Stuhia e fuqishme është duke lëvizur nga Kuba përmes Gjirit të Meksikës dhe pritet t’i godasë dy shtetet të mërkurën, raporton Rel.

Mbi 385,000 njerëz u urdhëruan të largohen nga disa qytete të Teksasit dhe mbi 200,000 të tjerë duhet të largohen nga Luiziana. Një tjetër uragan, i emëruar Marco, e goditi Luizianën të hënën, duke shkaktuar erëra të forta dhe shira të furishëm.

Marco tashmë është dobësuar në stuhi tropikale. Të dy uraganet kanë bërë kërdi në Karaibe, duke shkatërruar shtëpi dhe duke vrarë së paku 20 njerëz, përfshirë një foshnje dhe një fëmijë tetë vjeç në Haiti. Shirat e dendur kanë goditur gjithashtu pjesë të Kubës, Republikës Dominikane dhe territorit amerikan të Porto Rikos. Trump lëshoi edhe një deklaratë të fatkeqësisë për Luizianën, duke urdhëruar ndihmën federale për të. Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, shpalli të shtunën gjendje katastrofe në këtë territor.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident në Korçë/ Makina me shpejtësi përmbyset në rrugë, shoferi shpëton për mrekulli

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar sot pas mesnate, rreth orës 01:00 në Korçë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e diel 5 korrik 2026

Dashi Do jeni shume me tolerante sot juve qe jeni ne një lidhje dhe marrëdhënia…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Pritet mot i kthjellët në të gjithë vendin, ja sa do të arrijnë temperaturat këtë të diel

Shqipëria do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme gjatë ditës së diel, duke sjellë…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 4 Korrik 2026

Dashi Për te qene te lumtur me partnerin duhet te bëni disa lëshime te vogla.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Aksident i rëndë pranë pikës kufitare në Morinë, 6 makina përplasen mes tyre

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur këtë të shtunë në kilometrat e fundit të…

LEXO ME SHUME