Categories Sport

VIDEO/ Ylli i Moto GP vendos të hidhet nga motori me shpejtësi 228 km/h, shpëton në ‘fije të perit’

Garues i Moto GP, Maverick Vinales, ka shpëtuar mrekullisht nga një situatë jashtëzakonisht e rrezikshme. Moto GP është plot me gjëra interesante dhe garat e fundit tregojnë se sa i rrezikshëm është ky sport. Garuesit me motoçikleta të fuqishme shpesh ndodhen në situata të rrezikshme, ndërsa reflekset e shpejta dhe aftësitë drejtuese shpeshherë ua shpëtojnë jetën.

Vinales ka shpëtuar mrekullisht në dy raste në një periudhë të shkurtër kohe. Së pari, javën e kaluar në garën e Austrisë, pas një përplasje mes francezit Johann Zarco dhe italianit Franco Morbidelli, një motor fluturoi sipër kokës së tij. Ndërsa para disa ditësh, në një garë në Styria, frenat e spanjollit dështuan në një Yamaha. E vetmja gjë e duhur që mund të bënte ishte të hidhej nga motori. Sidoqoftë, problemi ishte në atë çast ai po ecte me shpejtësi prej 228 km/h. 25-vjeçari ka thënë se ishte e frikshme dhe ai duhej të hidhej nga motori. Më vonë u përcaktua se frenat dështuan për shkak të mbinxehjes.

https://twitter.com/i/status/1297511386008793089

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Sport

Turqia mundet nga Paraguaji dhe eliminohet nga Botërori

Turqit treguan dominim total ndaj Paraguait që luajti me 10 lojtarë, por edhe këtë herë…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat

Vasil Ruçi nuk është thjesht një emër në historinë e futbollit vlonjat. Ai është një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Rey Manaj përfshihet në aksident, ku ka rezultuar vetëm dëme materiale

Sulmuesi i Kombëtares shqiptare dhe i skuadrës së Sivasspor-it, Rey Manaj, është përfshirë në një…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Flamurtari i Athinës, një histori vëllazërie përtej kufijve

Pothuajse në të gjitha shtetet e Europës, por edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,…

LEXO ME SHUME
Categories Sport

Nesër ndeshja Shqipëri-Angli, policia publikon masat e sigurisë

Policia e Shtetit ka publikuar planin e masave për ndeshjen ndërkombëtare të futbollit Shqipëri –…

LEXO ME SHUME