Categories Lifestyle

Studimi i ri, fëmijët kalojnë 61 orë në vit në internet

Sipas një studimi të ri, mbi 40% e fëmijëve të moshës 8 deri në 13 vjeç flasin në internet me njerëz që nuk i njohin në jetën reale. Zbulimi është publikuar në raporton vjetor të CyberSafeIreland. Më shumë se 3.500 e fëmijëve të moshës midis 8 dhe 13 vjeç iu përgjigjën sondazhit në internet, i cili zbuloi se 92% e tyre kishin telefon.

Sondazhi zbuloi se 43% e tyre flisnin në internet me njerëz që nuk i njihnin në jetën reale. 1/3 flet me të huaj çdo ditë ose të paktën 1 herë në javë. Nga të anketuarit, 24% e fëmijëve 8-vjeçarë dhe 28% e fëmijëve 9-vjeçarë flasin me të huajt në internet. CyberSafeIreland tha se fëmijët janë njohur me të huajt në internet përmes lojërave, që kanë chat dhe përmes mediave sociale.

Studimi  gjithashtu zbuloi se fëmijët në shkolla në zona të pafavorshme janë 29% më të prirë që të flasin me të huajt çdo ditë. Sipas raportit 12% e fëmijëve të moshës 8 deri në 13 vjeç, kalojnë më shumë se katër orë në ditë në internet. CyberSafeIreland tha se ishte ekuivalent me 61 ditë në vit qëndrim para ekranit. Po ashtu u zbulua se 36% e fëmijëve flasin rrallë ose kurrë me prindërit e tyre për sigurinë në internet, një rritje prej 20% nga viti i kaluar dhe se djemtë kanë shumë më pak gjasa të flasin rregullisht me prindërit e tyre për këtë çështje.

Snapchat  është aplikacioni më i përdorur nga fëmijët e moshës 8-13 vjeç, ndjekur nga Whatsapp, Instagram dhe TikTok. CyberSafeIIrlanda i ka kërkuar qeverisë të prezantojë një strategji afatgjatë për sigurinë në internet të fëmijëve.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Obeziteti në rritje edhe te fëmijët në Shqipëri

Pak ditë më parë, një studim i Lancet dhe OBSH tregoi se më shumë se…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Ja pse duhet t’i lani rrobat e reja para se t’i vishni

Kur blini rroba të reja, sigurohuni që fillimisht t’i lani ato mirë, sepse kimikatet e…

LEXO ME SHUME