Categories Lifestyle

Studimi i ri/ Simptomat shfaqen sipas kësaj radhe, si ta dalloni nga gripi i zakonshëm

Studiuesit e Universitetit të Kalifornisë Jugore thonë se ata kanë zbuluar se simptomat COVID-19 kanë tendencë të shfaqen në një rradhitje të caktuar, një konstatim që mund të lejojë zbulimin dhe trajtimin e hershëm te një numër pacientësh. Sipas studimit të botuar në revistën mjekësore Frontier Public Health, rradhitja e zakonshme e simptomave është si më poshtë:

Ethet
Kollitja
Dhimbjet muskulore
Nauze dhe / ose të vjella
Diarre Ekspertët thonë se tre simptomat e para nuk kanë pse të shfaqen me radhë, por mund të shfaqen të gjitha në të njëjtën kohë, të pasuara nga nauzea dhe të vjellat, më pas pasuar nga diarreja.

Jo të gjithë pacientët kanë përjetuar të njëjtin grup simptomash. Por gjetjet e reja ndihmojnë të theksohet se si COVID-19 ndryshon nga sëmundjet e tjera tashmë të njohura. Megjithëse ethet dhe kolla janë të lidhura edhe me një numër sëmundjesh të tjera, siç është gripi, studimi thekson se periudha kohore në të cilën shfaqen këto simptoma dhe më vonë simptomat gastrointestinale e ndajnë koronavirusin e ri.

“Të kuptuarit e rradhitjes së simptomave të virusit është shumë e dobishme gjatë ‘cikleve të mbivendosjes së sëmundjes”, siç është sezoni i ardhshëm i gripit”, thekson Dr. Peter Kuhn, një nga autorët e studimit. Ai thotë se në këtë mënyrë mjekët mund të parashikojnë se cila do të jetë gjendja e pacientit, ndërsa identifikimi i atyre personave që nuk janë të infektuar me koronavirus në bazë të kësaj rradhe do të ndihmoj në shkarkimin e sistemit shëndetësor.

Studimi shqyrtoi simptomat e më shumë se 55,000 personave të infektuar të konfirmuar, të dhëna këto të grumbulluara nga Organizata Botërore e Shëndetit. Ato janë krahasuar me rastet e gripit dhe sëmundjeve të tjera.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lifestyle

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante, Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të humbni kaloritë e festave të fundvitit me një dietë 3-ditore

Pas festave është krejt normale të ndihesh i rënduar dhe me pak kilogramë më shumë.…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Si të jetoni më gjatë, ja çfarë është regjimi ushqimor nordik

Regjimi ushqimor Nordik është një mënyrë e të ushqyerit që fokusohet në produktet lokale të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme Lifestyle

Mirëqenia, sa shpenzojnë shqiptarët në vit? Rreth 460 dollarë për frymë

Instituti i Mirëqenies Globale (Global Wellness Institute), i cili njihet si burimi kryesor për kërkime…

LEXO ME SHUME
Categories Lifestyle

Harrojeni çajin me mjaltë, ka një tjetër zgjidhje për dhimbjen e fytit

Keni dhimbje fyti? Në vend që të merrni ibrikun dhe të përgatisni një çaj me…

LEXO ME SHUME