Categories Lajme

Studimi/ Mbi 10 milionë njerëz në Kinë vuajnë nga sëmundja e Alzheimer

Më shumë se 15 milionë njerëz të moshës mbi 60 vjeç në Kinë vuajnë nga demenca, nga të cilët afro 10 milionë kanë sëmundjen e Alzheimerit, sipas një studimi të ri. Studimi, i cili u publikua të mërkurën në Pekin përpara Ditës Botërore të Alzheimerit, tregon se Kina është bërë vendi me numrin më të madh të pacientëve me Alzheimer në botë, raporton gazeta shtetërore “Global Times”.

Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës dhe më së shumti prek njerëzit në moshë të vjetër. Në Kinë, megjithatë, sëmundja po shfaqet edhe në një moshë gjithnjë e më të re. “Të dhënat treguan se përqindja më e lartë e personave të diagnostikuar me sëmundjen Alzheimer për herë të parë ishte te njerëzit e moshës 60 deri në 79 vjeç, duke zënë 62.1% të totalit. Por personat me sëmundjen Alzheimer që janë nën 60 vjeç përbëjnë 21.3%, një shifër më e lartë se pacientët me sëmundjen Alzheimer në fazat e tyre të hershme të raportuara ndërkombëtarisht, që është midis 5 dhe 10%”, shkruan e përditshmja.

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), demenca është term për disa sëmundje që ndikojnë në kujtesën, të menduarit dhe aftësinë për të kryer aktivitetet e përditshme. “Sëmundja përkeqësohet me kalimin e kohës. Prek kryesisht njerëzit e moshuar, por jo të gjithë njerëzit preken me kalimin e moshës. Sëmundja e Alzheimerit është lloji më i zakonshëm i demencës”, sipas OBSH.

Aktualisht, më shumë se 55 milionë njerëz kanë demencë në mbarë botën, dhe mbi 60% e tyre janë nga vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme, ndërsa çdo vit raportohen afro 10 milionë raste të reja, thuhet në studim. Lu Lin, akademik nga Akademia Kineze e Shkencave dhe president i Spitalit të Gjashtë të Universitetit të Pekinit, ka thënë se aktualisht nuk ka asnjë ilaç specifik për sëmundjen e Alzheimerit.

Lu ka sugjeruar se stërvitja e duhur, gjumi adekuat dhe një mënyrë jetese e shëndetshme mund të ndihmojnë në parandalimin e sëmundjes. Më 21 shtator të çdo viti, Dita Botërore e Alzheimerit shënohet në mbarë botën si një përpjekje globale për të rritur ndërgjegjësimin për këtë sëmundje.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Vrau me çekiç gruan e tij në Greqi, përballja dramatike e shqiptarit me nënën e Albës: Më kthe vajzën time…

Është mbajtur sot seanca e radhës e gjyqit për 39-vjeçarin shqiptar, Kastriot Cenko, i cili…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nga student ekselent i Mjekësisë te hapja e varrit në Lushnje, historia tronditëse e 36 vjeçarit

Një ngjarje tronditëse u raportua këtë të martë, 21 prill, nga Lushnja, ku një 36…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbulohet baza e drogës në Shkodër, në pranga dy të rinj, në kërkim bashkëpunëtori!

Dy të rinj janë arrestuar në Shkodër, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pas zbulimit…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zbardhen detaje të reja/ Vrasja e Goxhajt në Memaliaj, dyshohet për atentat të mirëorganizuar. Pistat

Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë e së martës në Memailaj, ku i…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Humb jetën prej arrestit kardiak i dënuari 69-vjeçar në burgun e Fierit

Një 69-vjeçar, i cili vuante dënimin në burgun e Fierit, ka humbur jetën në mënyrë…

LEXO ME SHUME