Ekspertët kanë zbuluar, se mos larja e duarve pas daljes nga banjo, rrit mundësitë që ju të prekeni nga bakteri E.Coli, më shumë sesa nëse hani mish të papërpunuar, transmeton Gazeta Metro.
Sipas studimit ‘’rruga më e mundshme’’ e baktereve, përhapet përmes higjienës së dobët të banjës. Vitin e kaluar, Qendra për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve, hetuan gati 3000 raste të Escherichia Coli. Studiuesit përcaktuan një lloj bakteri, i cili prodhon më pas E.Coli, e që është shumë i vështirë për tu trajtuar.
Ky bakter jeton në zorrët e njerëzve, kafshëve dhe shumica e tyre janë të padëmshme. Por disa prej tyre mund të shfaqin simptoma të helmimit nga ushqimi, si diarre dhe të vjella, infeksione të traktit urinar dhe, më shqetësuesja, infeksione të gjakut.