Categories Lajme

Stuhi dhe breshër në Librazhd, ekspertët e Bujqësisë në terren për dëmet

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka nisur evidentimin e  dëmeve në kulturat bujqësore, pas rrebeshit të ditës së kaluar në fshatin Stëblevë të Librazhdit.

Stuhi me erëra të forta dhe breshër, në madhësinë e një arre, goditën mbrëmjen e së enjtes zonën e Stëblevës në Librazhd, duke shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore.

Taulant Balla, kryetar i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, deputet i qarkut Elbasan, publikoi në rrjete sociale, foto ku shihen sipërfaqe të tokave bujqësore të fshatit Stëblevë mbuluar nga breshëri dhe një pjesë e konsiderueshme e kulturave bujqësore të dëmtuara.

“Stëblevë, Librazhd. Reshjet e mëdha të shiut dhe breshërit kanë shkaktuar dëme të mëdha në kulturat bujqësore në fshatin Stëblevë”, shkruan Balla.

Balla bëri të ditur se, ka komunikuar me ministren e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Frida Krifca e cila në mënyrë të menjëhershme ka ngritur një grup pune për verifikimin e dëmeve dhe mbështetjen e bujqve të dëmtuar.

Zv.ministri i Bujqësisë Dhimo Kote, i kontaktuar me telefon nga ATSH-ja, tha se “grupi i ekspertëve të bujqësisë është në terren, për identifikimin e bilancit të dëmeve”.

Sipas tij, për momentin janë kulturat e patates, specit dhe kastravecit të mbjella në fushat e kësaj zone që janë prekur nga stuhia dhe për dëmtimet e konstatuara do të merren masat mbështetëse të kompensimit.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Përplasi makinën me shkallët e Kryeministrisë, më pas shkelmoi derën e institucionit, arrestohet 40-vjeçari!

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 40-vjeçarin Eledion Marku, i cili mëngjesin e së…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e hënë 11 maj 2026

Dashi Dite e bukur dhe me diell kjo e sotmja për te dashuruarit. Do bashkëpunoni…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Plagosen rëndë dy të rinj në Fier, Policia shpall në kërkim 36-vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Fier, ku kanë mbetur…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Korçë/ Ngjarja e rëndë, arrestohet për “ngacmim seksual” kirurgu i spitalit. Kallëzimi i 21 vjeçares

Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg N.N. Sipas…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Dy muaj pas vdekjes, familjarët e Xhuana Nikollajt kërkojnë drejtësi për 25-vjeçaren

Dy muaj pas vdekjes tragjike të 25-vjeçares Xhuana Nikollaj, familjarë, të afërm dhe qytetarë të…

LEXO ME SHUME