Categories Lajme

Stuhia Ciara godet zemrën e Europës

Pluhuri i akullit trazuar me vorbullat e erës prej stuhisë Ciara që kanë arritur shpejtësinë 147 kilometra në orë, pasi goditën bregdetin e Atlantikut, kanë rendur në zemër të Europës duke gjunjëzuar Gjermaninë dhe Zvicrën.

Në Francë, dallët e zemëruara të oqeanit kanë shkaktuar dëme të mëdha në qytezat bregdetare por veçanërisht në Korsikë.

Të paktën tetë viktima janë regjistruar në Poloni, Çeki, Francë, Gjermani dhe Suedi.

Në 42 rajone të Francës autoritetet kanë ngritur alarmin portokalli teksa gati 130 mijë banesa kanë mbetur pa energji elektrike. Dhjetëra fluturime janë anuluar në aeroportin Charles de Gaulle kurse 150 të tjerë në Këln e Dyseldorf.

Në Gjermani ka patur gjithashtu edhe disa të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje kritike për jetën.

“Bishti” i stuhisë së dhunshme Ciara ka mbërritur ndërkohë në Sardenja dhe në rajonet qendrore të Italisë.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Horoskopi ditor për sot, e Shtunë 24 Tetor 2026

Dashi Marrëdhënia me partnerin do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do i kuptoni gabimet e…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

“Mami, kam frikë, mësuesja më godet”/ Nëna e 4-vjeçarit në Korçë rrëfen tmerrin në kopsht: E gjeta duke i bërtitur

Detaje të reja janë zbardhur lidhur me arrestimin e edukatores në Korçë, e cila u…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar!

LONDËR/ Shkatërrohet grupi i dyshuar kriminal shqiptar pas dy vitesh hetime, 10 të arrestuar! Një…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

PROTESTA/ Sindikata e Universiteteve bojkoton sërish mësimin, Kovaçi: Me studentët deri në fund!

Sindikata e Punonjësve të Universiteteve ka bojkotuar edhe këtë të premte, më 23 tetor, procesin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Të dielën nis koha dimërore, akrepat kthehen 60 minuta prapa

Të dielën e fundit të tetorit akrepat e orës do të zhvendosen pas për 60…

LEXO ME SHUME