Categories Lajme

Stuhia Ianos i merr jetën një gruaje në Greqi, dy të tjerë të pagjetur

Stuhia e fuqishme e quajtur Ianos që ka go ditur Greqinë ka regjistruar vik timën e parë, raportojnë mediat vendase. Sipas tyre, vik tima është një grua nga qyteti i Farsala, ndërkohë dy persona të tjerë rezultojnë të zh dukur.

Protothema shkruan se banorët e fshatit Vasili, në Farsala, për t’i shpëtuar “tërbimit” të natyrës janë strehuar brenda një kishe. Sekretariati i Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile ka kërkuar nga qytetarët që të jenë të kujdesshëm dhe të marrin masa të mbrojtur veten nga rreziqet që vijnë nga stuhia.

Moti i keq i ndikuar nga stuhia Ianos ka shkaktuar dëme të mëdha dhe në Karditsa. I gjithë qyteti është shndërruar në liqen si pasojë çarjes së argjinaturave të lumenjëve. Shumë qytetarë kanë mbetur të bllokuar, raporton newsbomb.al, ndërsa dy persona janë zhdukur në këtë zonë. Sipas autoriteteve, dy të zhdukurit janë një grua që injoroi thirrjet e autoriteteve dhe doli me makinë dhe tani nuk dihet ku gjendet, si dhe një fermer.

Qindra hektarë me të korra janë shkatërruar, me nivelin e ujit që në disa fshatra ka arritur në gjysmë metri. Dëmi është shumë i madh në të gjithë rajonin. Guvernatori i Thesalisë tashmë ka njoftuar se ai i ka kërkuar qeverisë qendrore që të shpallë rajonin një gjendje të jashtëzakonshme, ndërsa ka qindra qytetarë të tjerë që kërkojnë ndihmë nga Departamenti i Emergjencave, raporton newsbomb.al.

Probleme të shumta ka dhe në zonën e Trikalas, pasi dhe aty ka argjinatura të lumenjëve që janë çarë nga shiu i rrëmbyeshëm. E gjithë Komuna e Argitheas është pa energji elektrike, ndërsa në disa vendbanime ka një problem të furnizimit me ujë. Më herët, për shkak të valës së fortë të motit të keq, ura “Balanou” në Mouzaki është shembur.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Plagosi me thikë një person në Poliklinikën e Shkodrës/ Në pranga 18-vjeçari edhe i ati i tij

Shkodër/Vijojnë veprimet hetimore dhe operacionale, për dokumentimin e autorësisë dhe përgjegjësive në lidhje me ngjarjen…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Gjendet e mbytur një 45-vjeçare në Liqenin e Thatë, nisin hetimet

Një 45-vjeçare është gjetur e pajetë në ujërat e Liqenit të Thatë në Tiranë, pasi…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

IKMT ndërhyn në Dhërmi/ Pezullohen aktivitetet dhe gjobiten subjektet për ndotje mjedisore

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit (IKMT) ka pezulluar aktivitetin dhe ka vendosur gjoba ndaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Po transportonte 4 pistoleta, arrestohet 31-vjeçari!

Një 31-vjeçar është arrestuar nga policia në Sarandë pasi u kap duke transportuar katër pistoleta.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Horoskopi nga Jorgo Pulla, çfarë parashikojnë yjet për 12 shenjat

Astrologu Jorgo Pulla parashikon një ditë me zhvillime pozitive në punë, ekonomi dhe dashuri. Ja…

LEXO ME SHUME