Categories Bota, Lajme

Stuhitë Elsa dhe Fabian – Tetë të vdekur në Europën Jugore

Shtatë të vdekur nga dy stuhi të mëdha u raportuan në Spanjë dhe dy në Portugali. Më shumë se njëqind mijë njerëz në të tre vendet mbeten pa energji elektrike. Numri i vdekjeve nga stuhitë e forta në Spanjë, Portugali dhe Francë është rritur në tetë, ndërsa rajoni të dielën (22.12) u përfshi nga erëra të fuqishme të shoqëruara me përmbytje.

Në Spanjën jugore trupi i një personi që humbi jetën nga rrëshqitjet e tokës të premten (20.12) u gjet në provincën e Huelva dhe një i dytë vdiq kur lumi i dalë nga shtrati rrëmbeu makinën e tij të shtunën (21.12). Një grua nga Koreja e Jugut humbi jetën të shtunën në Madrid pasi i ranë copa muresh nga një ndërtesë e prishur prej stuhisë.

Kjo e rriti në tetë numrin e viktimave nga stuhia Elsa që ka nisur qysh të mërkurën (18.12) në rajonin jugor të Europës. Gjashtë të vdekur ka pasur vetëm në Spanjë dhe dy në Portugali. Teksa Elsa ra, stuhia Fabian përfshiu nga Atlantiku Portugalinë, Spanjën veriore dhe Francën perëndimore të shtunën (20.12) kur era arriti shpejtësinë 170 kilometra në orë dhe duke shkaktuar reshje të rrëmbyeshme. Shërbimi sinoptik në Spanjë ka dhënë sinjalin e rrezikshmërisë për të gjithë bregdetin verior dhe pjesët qendrore të vendit deri të hënën (23.12).

Shërbimi i sinoptik në Francë e vuri në alarm bregdetin perëndimor të dielën, megjithëse intensiteti i stuhisë ishte parashikuar të zbehej në krahasim me një ditë më parë. Shira të fuqishme dhe stuhi ere priten në pjesën më të madhe të vendit. E gjithë zona e përfshirë prej stuhisë dhe reshjeve që kanë nxjerrë lumenjtë nga shtrati është prekur nga bllokimi i energjisë si pasojë e dëmtimit të linjave të energjisë si dhe pezullimi i qarkullimit hekurudhor e ajror tani në prag të Krishtlindjes. Mbi njëqind mijë njerëz në të tre vendet kanë mbetur pa energji./DW

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Protesta kundër resortit luksoz në Rrjoll/ Banorët shembin rrethimin prej hekuri dhe futen në kantier, përplasje me policinë

Banorët e Rrjollit janë ngritur sërish në protestë kundër ndërtimit të resortit luksoz të në…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Ndërtoi pa leje/ Arrest në shtëpi për punonjësin e Policisë Sarandë, Ajdin Islamaj

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka zbuluar prova të reja në hetimin ndaj punonjësit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Himarë, Policia shpëton 5 turistë të huaj, njëra u gjet e lënduar!

Policia Kufitare në Himarë ka ndërhyrë në dy raste në zonën e Gjiri i Filikurit,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Zhdukja e Eglant Koçit, reagon drejtori i Policisë së Tiranës: Një strukturë e posaçme po punon për gjetjen e trupit

Drejtori i Policisë së Tiranës ka reaguar në lidhje me rastin e zhdukjes së Eglant…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vrasja në Paskuqan, autori ende në arrati/ RENEA dhe policia kontrollojnë mbi 20 banesa

Autori i dyshuar i vrasjes së 28-vjeçarit Ardian Baloshi në Paskuqan, Sadik Llanaj, vijon të…

LEXO ME SHUME