Categories Lajme

Sulmohen me thikë 3 policë në Kosovë

Tre policë janë sulmuar me thikë, pasi janë përfshirë në një sherr në një familje në Prizren këtë të shtunë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:00, pas një intervenimi të policisë tek një familje, të cilët kanë denoncuar se një anëtar i familjes është mbyllur në dhomë me një thikë në dorë.

Policia e Kosovës ka dalë me një komunikatë duke shpalosur detaje të reja lidhur me rastin, ku si pasojë mbetën të plagosur tre policë.

Policia njoftoi se i dyshuari është arrestuar pas një asistimi të Njësisë së Reagimit të Shpejtë.

Më poshtë gjeni njoftmin e plotë të policisë:

Me datë 17 shtator 2022, rreth orës 16:30 policia ka pranuar informatë se një person nga Lagja Dardania në Prizren ka sjellje agresive dhe është mbyllur ne dhomë me një thikë ne dorë, familjaret janë frikësuar se mos po e lëndon veten apo dikë tjetër dhe kanë thirr ndihmën e policisë.

Patrulla policore e Stacionit Policor Prizren-Veri ka shkuar në vendin e ngjarjes, janë munduar të komunikojnë me të dyshuarin, por ai edhe më tej ka qenë agresivë dhe nuk i ka përfill urdhrat e policisë e as të familjarëve .

Pasi që dyshohet se personi ishte nën ndikimin e narkotikeve është kërkuar që në vendin e ngjarjes të asistoj një patrullë e Njësisë së Reagimit të Shpejt dhe autoambulanca .

I dyshuari ka sulmuar me thikë zyrtarët policor e Njësisë së Reagimit të Shpejt, gjatë tentimit për ta vënë nën kontroll.
Në këtë rast tre zyrtar policor kanë marr lëndime trupor me thikë, por jashtë rrezikuat për jetë, të lënduar janë kryesisht në duar dhe krah .

Njëri nga policët dërgohet në QKUK për trajtim të mëtutjeshëm, njëri ndalet në Spitalin Rajonal në Prizren , dhe njëri lirohet për trajtim në shtëpi.

I dyshuari , mashkull, 37 vejqar është arrestua, thika është sekuestruar..

Të gjitha njësinë përgjegjëse kanë dal në vendngjarje, përshirë edhe Njësinë Kundër Trafikimit me Narkotikë.

Me urdhër të Prokurori Kujdestar i dyshuari ndalet për 48 orë. Rasti mbetet nën hetime në Njësin rajonale të Hetimeve në Prizren.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Aksident tragjik në Fier-Lushnjë, humb jetën shoferi

Një person ka humbur jetën këtë të premte, 19 qershor, si pasojë e një aksidenti.…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Lezhë! Mbyten dy vajza të mitura në plazhin e Tales

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e kësaj të premteje, 19 qershor, ky dy…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

E vërteta mbi Kakomenë: Faktet për një investim që priti 22 vjet

Për vite me radhë, çështja e Kakomesë është shoqëruar nga pretendime që kanë krijuar perceptimin…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Arratisje spektakolare e shqiptarit, nga burgu i Brindisit, kapet pas disa orësh ndjekjeje!

Një 23-vjeçar shqiptar i arrestuar, ka bërë arratisje spektakolare orët e para të mëngjesit të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Krujë/ Grabitet një pikë karburanti

Një pikë karburanti në Krujë është grabitur me armë gjatë natës. Policia ka identifikuar dhe…

LEXO ME SHUME