Categories Lajme

Sulmohet me armë Policia e Kosovës, vritet një efektiv në Leposaviç, plagosen dy të tjer

Personi në foto është Afrim Bunjaku, polici i cili mbeti i vrarë në veri të Kosovës, pas një sulmi nga persona të armatosur.

Afrim Bunjaku, polic i Rendit me gradën rreshter. Ai mbeti i vrarë pas sulmit në Leposaviç, ku persona të armatosur dhe të maskuar kanë bllokuar rrugën me dy kamionë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës së policisë.

Si pasojë e sulmit me armë në Leposaviç, dy të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit të 24 shtatorit.

Detaje të reja kanë dalë për sulmin e rëndë me armë zjarri në Leposaviq të Kosovës, ku humbi jetën një efektiv policie dhe u plagos një tjetër.

Paraprakisht mendohet për një sulm të mirëorganizuar, për të cilin autoritetet e Kosovës akuzojnë një formacion serb të njohur me emrin “Burrat e vegjël të gjelbër, një referencë nga lufta e vitit 2014 me ushtarët rusë që kishin hyrë në Ukrainë me armatim të rëndë.

Sipas të dhënave paraprake, ngjarja është regjistruar rreth orës 02:34 kur disa serbë vendosën dy kamionë në urën e fshatit Banjskë të Zveçanit, duke bllokuar rrugën.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje sapo ka marrë raportimin, por ka hasur në një sulm me armë të kalibrit të rëndë, ku për pasojë është goditur rreshteri Afrim Bunjaku, i cili mbeti i vrarë, ndërsa u plagos dhe një efektiv tjetër.

Njësitë policore në kushtet e vetëmbrojtjes i janë përgjigjur sulmit dhe kanë arritur që ta zmbrapsin sulmin fillestar për të krijuar kushte për dhënien e ndihmës dhe tërheqjen e kolegëve të qëlluar me armë zjarri.

Ndërkohë, që personat që qëllonin me armë, ishin vendosur në disa pozicione, madje mendohet që në drejtim të policisë të jenë hedhur edhe granata.

“Gjatë realizimit të detyrave policore, sot rreth orës 02:34 në Mitrovicë Veri, njësia për ndërhyrje të shpejtë e policisë kufitare ka vërejtur se në hyrje të fshatit Bajnskë, në urë janë vendosur dy mjetet të rënda kamion (pa targa) dhe hyrja në këtë fshat përmes urës nuk mund të bëhet, pasi e njëjta është bllokuar.

Njësitë e rendit të Stacionit Policor Zveqan, pas pranimit të informacionit i janë përgjigjur rastit dhe janë nisur me tri njësi në drejtim të lokacionit dhe posa kanë mbërri në afërsi të vendit ku është raportuar bllokada, njësitë policore kanë hasur në rezistencë ku nga disa pozicione të ndryshme janë gjuajtur me arsenal armësh të zjarrit, përfshirë këtu edhe me granata dore dhe zollë, ku si pasojë e gjuajtjeve janë qëlluar me armë zjarri dy zyrtarë policorë”, shkruhet në reagimin e policisë së Kosovës.

Policia e Kosovës për shkaqe sigurie aktualisht ka mbyllur pikën kufitare në Bërnjak derisa ajo në Jarinje vazhdon të mbetet e lirë.

Ndërkohë nga Presidenca e Kosovës vijnë raportime të tjera, sipas të cilave persona të maskuar dhe me mjete të blinduara kanë hyrë rreth 15 km brenda territorit të vendit.

Blerim Vela shkruan se njerëz me uniforma pa shenja dhe me maska “little green men” kanë hyrë në Kosovë dhe kanë kryer një sulm terrorist. Ai akuzoi drejtpërdrejt presidentin Vuçiç, si organizator të kësaj ngjarje, teksa shtoi se ai do të dështojë me këto akte të rënda agresioni.

Leave a Reply

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Lexoni Gjithashtu

Categories Lajme

Video/Ja momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit

Publikohet video nga momenti kur avokati Sokol Mëngjesi dhunohet para derës së kopshtit. Siç shihet…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Nëna dhe babai kërkojnë djalin e humbur prej 4 muajsh, i riu i surprizon live: Jam mirë

Mes lotësh dy prindër nga Elbasani, Bujar dhe Fiqerete Çepa mbërritën pasditen e kësaj të…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

FOTO-EMRAT/ Identifikohen 4 autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesi

Policia e Tiranës ka identifikuar katër autorët që dhunuan avokatin Sokol Mëngjesin, mëngjesin e kësaj…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”Vihet në pranga një 27-vjeçar, të cilit iu gjet në automjet, një sasi lënde narkotike e ndarë në rreth 530 doza

Vlorë/Vijon megaoperacioni policor i koduar “Tempulli 3”, goditet një rast i shitjes së lëndëve narkotike,…

LEXO ME SHUME
Categories Lajme

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2 shtetas

Vlorë, Vodhën një sasi karburanti nga kamioni i një firme ndërtimi, identifikohen dhe arrestohen 2…

LEXO ME SHUME