Fiton ceshtjen ne Gjykaten e Strasburgut, Arben Strazimiri, personi i d.enuar per sulmin me thike ndaj mjekut Ali Refatllari, ish shefi i kardiokirurgjise ne QSUT.
Ne faqen zyrtate te Gjykates eshte zbardhur vendimi i marre ne favor te te denuarit, qe pretendoi aso kohe se kishte probleme mendore. Ne ate kohe u tha, se Arben Strazimiri e qëlloi mjekun pas debateve te bera, si rebelim per humbjen e nje te afermi te tij.
Ai u denua, por sipas vendimit te Strasburgut, Shqiperia duhet qe t’i paguaje atij nje shume prej 15 mijë euro si dëmshpërblimi për trajtim jonjerëzor në burg.
Sipas vendimit, Strazimiri eshte mbajtur ne nje burg, nderkohe qe duhet te ishte ne spital psikiatrik.
