‘Zenvo TSR-S’ po mendohet të jetë vetura me teknologjinë më të avancuar gjer më tani. Falë dizajnit që posedon, automobili i destinuar për rrugë është mjaft i zhdërvjelltë. Fuqia e prodhimit të veturës, e cila varion nga 700-1,177 kuaj-fuqi, mund të ndryshohet brenda kabinës. Po ashtu, ‘Zenvo TSR-S’ ofron mundësinë e konfigurimit të kutisë ndërruese së shpejtësive në standarde dhe automatike.
Por, ajo çfarë e bën automjetin me të vërtetë të zhdërvjelltë është ‘spoiler’-i centripetal. Kjo nënkupton se ‘spoiler’-i qëndron në një pozitë centrike, deri në momentin kur vetura iu nënshtrohet kthesave apo kthimeve përmes timonit. Në këto raste, ‘spoiler’-i përthyhet dhe anohet në të njëjtën kohë me veturën. Ndiqeni videon në vazhdim për t’i parë funksionet në fjalë.
This street-legal hypercar is straight out of a sci-fi movie pic.twitter.com/eU1wsKvBJV
— Business Insider (@BusinessInsider) September 19, 2019